Maqedoni
Nga e hëna mjekët amë në grevë, Shoqata e Mjeksisë Familjare kundër grevës
02.09.2022 12:53
Mjekët amë për të hënën paralajmërojnë grevë....

Mjekët amë për të hënën paralajmërojnë grevë. Ata paralajmërojnë të protestojnë në vendet e tyre të punës duke mos lëshaur udhëzime dhe recepa më 5, 6 dhe 7 shtator për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre prej disa muajsh. Kështu ka vendosur këshilli drejtues i Shoqatës së Mjekëve Privat, duke sqaruar se mjekët amë që nga shkurti kanë kërkuar rritjen e pikëve të kapitacionit, shëndetësi elektronike, buxhete më të larta për specialistët dhe pacientët ambulatorë në zonat rurale, si dhe zgjidhjen e problemeve të marrjes në dorëzim të pacientëve të mjekëve në pension. Ata presin që shëndetësia private të jetë pika e parë në mbledhjen e qeverisë dhe të gjendet zgjidhje konkrete, me çka u kanë lënë disa dit autoriteteve shëndetësore që ti shqyrtojnë kërkesat e tyre.
Por Shoqata e Mjekëve të Mjeksisë Familjare nuk e përkrahë dhe nuk do të merr pjesë në grevë.
“Këshilli drejtues i Shoqatës së Mjekëve të Mjeksisë Familjare ka sjellur vendim që të mos e mbështes dhe të mos marr pjesë në grevën e mjekëve amë prej 5 deri më 7 shtator, për shkak të mos pajtimit me një pjesë të kërkesave, që janë theksuar si shkas për grevën dhe të njejtëat janë sjellur pa konsenzus me tre shoqatat e mjekëve amë”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Mjekëve të Mjeksisë Familjare.
Edhe minsitri i shëndetësisë Bekim Sali është shprehur kundër grevës së mjekëve amë, sepse siç ka theksuar ai nuk mundet që të bojkotohet puna duke i dëmtuar pacientët. Sali ka thënë se po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje për kërkesat e mjekëve.
