Maqedoni

PNKOK: Lënda për drejtorin finansiare tek Stefanova

02.09.2022 13:23

Situata e shkaktuar në prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion me rastin e suspendimit të prokurores Villma Ruskoska...

Situata e shkaktuar në prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion me rastin e suspendimit të prokurores Villma Ruskoska, nuk shkakton ngecje të dy lëndëve me interes për opinionin, të cilat ndodhen në fazën parahetimore. Pas formimit të Komisionit katër antarësh për konstatimin e gjendjes me lëndët aktuale në prokurori dhe shqyrtimit të dokumentacionit Lënda që ka të bëjë me padinë anonime kundër më shumë personave nga Drejtoria e policisë finansiare i është deleguar për veprim të mëtutjeshëm prokurores Lile Stefanova ndërsa Lëndën me stacionin për kontrollë teknik "Via Komerc" që ka të bëjmë me autobusin e aksidentuiar të Besa Trans në Bullgari, do ta punojë prourorja publike Katerina Kollareviq. 

 
Veprimi mbi këto lëndë do të vazhdojë pa pengesa dhe prokurorët public të cilëve tanimë u janë shpërndarë këto lëndë do ti ndërmarrin të gjitha veprimet në pajtueshmëri me ligji  për procedure penale.  Nuk do të ketë ngecje as sa i perket lëndëve të tjera në Prokurorin publike themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi prokuori për ndjekje të Krimit të organizuar dhe korrupsionit Trajçe Pelivanov ka marrë përsipër të gjitha kompetencat e prokurorisë. 
 
Pas konstatimit të prokurorisë republikane se Ruskovska në lëndën me Drejtorinë e policisë finansiare ka punuar në kundërshtm me ligjin si dhe pas padisë ndaj Ruskoskës nga ana e kësaj drejtorie, e njejta u suspendua nga pozita dhe tani pret vendim nga procedura discipliore. Ruskoska e cila paraprakisht suspendimin e sajë e quajti suspendim të së drejtës, deklaroi se as një prokurorë nuk do të mirrej më këto dy lëndë, pas parasysh periudhën në të cilën po kalon ajo. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI