Maqedoni

MPB: Ti mbrojmë fmijët në komunikacion

02.09.2022 14:14

Me fillimin e vitit shkollorë 2022/2023 Minsitria e Punëve të Brendëshme dhe Këshilli Republikan...

Me fillimin e vitit shkollorë 2022/2023 Minsitria e Punëve të Brendëshme dhe Këshilli Republikan i Sigurisë filluan me aktivitetet preventive në rrugë me moton,  “Ti mbrojmë fëmijët në komunikacion”, që do të realizohen gjat tër vitit shkollorë. Qëllimi i fushatës është që të njoftohen fëmijët me rregullat themelore në komunikacion, për të rritur sigurinë e tyre, por edhe të rritet vetëdija te shoferët gjatë kalimit në afërsi të shkollave ose çerdheve. 
 
“Ti kujtojmë shoferët e mjeteve motorrike dhe pjesmarrësit tjerë në komunikacion që të jenë të kujdeshëm në afërsi të institucioneve edukativo arsimore. Fëmijët të cilët drejtojnë biçikleta ose trotinet ju rekomandohet të mbajnë kapela mbrojtëse. Fëmijët që eciën në këmbë, të mos kalojnë kudo në rrugë por në vendet e shënuara për këmbësorë, apo në sinjalin e gjelbërt në semafor për këmbësorë, të mos shfrytëzojnë telefonin ose dëgjueset derisa e kalojnë rrugën e të ngajshme.”, tha Gordana Kozhubarovska, kryetare e Këshillit Republikan të Sigurisë.
 
“Kultura e komunikacionit arrihet që në vegjli. E falenderoj drejtoreshën e shkollës dhe prindët që u përfshinë në aktivitetet tona për komunikacion më të sigurt. Sidomos të kemi kujdes kur drejtojmë veturën në afërsi të shkollave dhe çerdheve. MPB e ka rritur prezencën në afërsi të këtyre objekteve.”, tha Toni Angellovski nga MPB.
 
Nga MPB njëherit apelojnë që të gjith qytetarët të bëhen pjesë e këtij aktiviteti që të kontrubuojnë për një komunikacion më të sigurt. 
 
SEDAT SELIMI