Maqedoni

Strugë, minsitri Shaqiri vizitë në shkolla

02.09.2022 14:34

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri vizitoi shkollën fillore Vëllezërit Milladinov, gjimnazin Ibrahim Temo...

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri vizitoi shkollën fillore Vëllezërit Milladinov, gjimnazin Ibrahim Temo dhe shkollën e mesme profesionale Niko Nestor në Strugë. Ai me këtë rast tha se të gjitha shkollat në Strugë kanë filluar vitin e ri shkollor me të gjitha kushtet e nevojshme. Shaqiri theksoi se edhe përkundër krizës së energjisë elektrike, mësimi në të gjitha shkollat duhet të vazhdojë me prezencë fizike, duke respektuar masat për kursimin e energjisë elektrike. 
 
“Edhe në Strugë pata rastin që të bisedoj për këtë problematik me kryetarin e komunës së Strugës, qëndrimi im është që shkollat duhet tju mbahen masave për kursimin e energjisë elektrike, por që duhet të jenë vazhdimisht të hapura në këtë kohë. Jam i qëndrimit që shkollat të jenë si institucione që mos kenë ndalesë në procesin e mësimit fizik.”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit, Kulturës dhe Shkencës.
 
Ministri Shaqiri tha se së shpejti do të mbahet mbledhje mes ministrisve dhe komunave për të përballuar sa më mirë krizën energjetike. Ndërsa drejtoresha e shkollës së mesme komunale Ibrahim Temo tha se në shkollën që ajo drejton veçse janë marrë masat paraprake për ngrohje por edhe për kursimin e energjisë elektrike.
 
“Ne veç kemi marë masat paraprake, pas rebalansit në komunë, kemi destinuar mjete plotsuese në energjinë elektrike dhe naftë për ngrohje, por patjetër që do ti përgjigjemi krizës energjetik dhe kemi filluar prej tani, në ditët e para të shkollës.”, tha Besime Jonuzi, drejtoresh në SHMK “Ibrahim Temo”.
 
Ministri Shaqiri njëherti paralajmëroi se punimet e projektit prej 38 milionë denarë në pjesën e jashtme të shkollës fillore Vëllezërit Milladinov, do të fillojnë gjatë këtij muaji, ndërsa së bashku me komunën po punohet edhe për një projekt për fillimin e një objekti të ri në shkollën e mesme profesionale Niko Nestor. 
 
ILMIE ZHAKU