Maqedoni
“Ballkani i Hapur”, dakordim për shfrtyëzim të resurseve reciproke
02.09.2022 14:51
"Ballkani i hapur" hap mundësi për t’u perballuar me dimrin e vështirë të paralajmëruar....

"Ballkani i hapur" hap mundësi për t’u perballuar me dimrin e vështirë të paralajmëruar. Ishte kjo porosia nga Beograd, ku po mbahet samiti i Ballkanit të Hapur. Lideret e shteve pjesmarrëse, thanë se janë marrë vesh që të shfrytëzojnë resurset e njëri tjetrit nëse dikush nga shtetet do të ketë mungesë të energjisë elektrike apo ushqimit.
Kovaçevski: Vendet tona bashkarisht përballen me sfidat
Për kyeministrin Dimitar Kovaçevski është e rëndësishme që në periudha krize, shtetet të ndihmojnë njëri tjetrin.
“Dimri do të jetë i gjatë dhe më i vështiri që prej Luftës së Dytë Botërore. Është më mirë t’i mbijetojmë së bashku sesa më vetë, ky është thelbi i Ballkanit të Hapur. Si fqinjë të mirë e kemi ndihmuar njëri-tjetrin gjatë pandemisë Covid. Do të ndihmojmë njëri-tjetrin edhe nëse përballemi me mungesa në tregun tonë vendas. ... Ne kemi rënë dakort edhe për përballimin e mungesës me energji elektrike. Maqedonia e Veriut ka angazhuar kapacitetin e gjeneratorëve të energjisë elektrike. Kjo është në interes të të gjitha vendeve të rajonit. Nëse punojmë së bashku në afat të mesëm e të gjatë për energjinë elektrike sidomos të ripërtërishme.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Vuçiq: Frytet e “Ballkanit të Hapur”, po ndjehen
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se frytet e Ballkanit të Hapur kanë filluar të ndjehen, kurse kryeministri Rama tha se në vend që të presin ti ndihmojë dikush, të angazhohen vet në, ndërkohë që apeloi BE që të mos lë në baltë shtetet e Ballkanit Perendimor.
“Besoj se është e rëndësishme dhe jam i sigurt se njerëzit e BE-së, të cilëve u jam mirënjohës, tani për tani respektojnë vendimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, të tre vendeve tona dhe shpresojmë që do të ketë më shumë partnerë në të ardhmen që të krijojmë vetë një projekt konkret sepse gjithmonë idetë më të mira kishin kuptim vetëm kur zbatoheshin këtu, në Ballkan.”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Rama: BE-ja mos të bëj gabimet e pandemisë
“I adresoj BE apelin e përsëritur që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. BE u mbyll dhe pa vetëm mureve të kështjellës së vet. Fatmirësisht të gjithë liderët e BE e kanë pranuar që ky ka qenë një turp. Na duhet një Evropë politike, një bashkim strategjik për të mos përsëritur një situatë si e pandemisë. Vendet e BE kanë buxhetet e tyre dhe të BE ndërkohë ne kemi vetëm buxhetet tona. Do i drejtohemi me shkrim Brukselit dhe vendeve anëtare, do pranonim edhe tre vendet e tjera, për t’i kërkuar mbështetja financiare ekstra përveç buxheteve tona.”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Abazoviq - Tegetlija: Synojmë të jemi pjesë e nismës
Në samitin në Beograd në cilësi të mysafirit pjesmarrës ishin edhe mjnistrat e jashtëm të Turqisë dhe Hungarisë, Mevlut Çavushogllu dhe Ojetar Sijarto, ndërsa morrën pjesë edhe Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina edhe pse nuk jane pjese e Ballkanit të Hapur. Kryemistri malazez Dritan Abazoviq dhe kryetari i këshillit të ministrave të Bosnje Hercegovines Zoran Tegetlija tha se për ta është e rëndësishme që të jenë pjesë e kësaj nisme.
“E ka ardhur koha të zgjedhim paqen dhe progresin. të kuptojmë se një fleksibilitet më i madh i kufijve nënkupton një bashkim e mirëkuptim e gjithçka që duhet të jetë rrjedhë e frymës evropiane. Duke pasur parasysh krizën në dimër që mund të zgjasë deri në pranverë, duhet t’i mbajmë kanalet e hapura. Qytetarët janë të ngopur me akuzat, duhet tu ofrojmë diçka tjetër, bashkëpunim më të madh. Të kemi edhe pjesëmarrës të tjerë, a sheh ndokush diçka të keqe këtu? Ne mund të rrisim besimin dhe të ofrojmë një vizion të ri. Ata që janë rreth kësaj tryeze, janë të mirëpritur. Pres që Mali i Zi të bashkohet sa më shpejt.”, tha Dritan Abazoviq, kryeministër në detyrë i Malit të Zi.
“Përsëris sot nevojën që Bosnje-Hercegovina t’i bashkohet nismës së ‘Ballkanit të hapur’. E them këtë këtu, kudo në vend, te bashkësia e biznesit sepse kjo bashkësi biznesi ka nevojë për hapësirën ekonomike me të 4 liritë, njësoj si në BE. Kur flasim për procesin e ‘Ballkanit të hapur’ disa njerëzve duket se nuk u pëlqen, por komuniteti i biznesit nuk ka nevojë për pengesa doganore që t’i ngadalësojë gjërat e t’i bëjë më të shtrenjta.”, tha Zoran Tegetlija, kryetar i këshillit të ministrave, Bosnje Hercegovinë.
Me kete rast u nenshkruan edhe një sërë marreveshjes, si marreveshja per ushqim, për energjetikë, për kulture e kështu me rradhë.
ERSAN PAJAZITI
