Maqedoni

VMRO-DPMNE dhe ASH, kritika pushtetit për krizën energjetike

02.09.2022 15:09

ESM prej dje ka në dispozicion 3,1 miliardë denarë, ose rreth 50 milionë euro për të rritur prodhim...

ESM prej dje ka në dispozicion 3,1 miliardë denarë, ose rreth 50 milionë euro për të rritur prodhim dhe sigurim të sasive shtesë të energjisë elektrike. Nga kjo kompania njëherti apelojnë që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike. Çdo kilovat orë e kursyer, thekson ESM, do të nënkuptojë më pak konsum të qymyrit, naftës dhe gazit. Edhe shteti bën thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike, dhe bëjnë me dije se për përballimin e krizës energjetike janë dhënë mbi 100 milionë euro.
 
Pikërishtë për energjinë elektrike janë akuzuar partitë në pushtet dhe në opozitë. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të treguar sipas tij vjedhjen që po bënë Qëveria në drejtim të qytetarëve.  
 
“ESM/ELEM realizon shpalljen për shitjen e tepricën e energjis elektrike të natës për periudhën 6 deri më 12 gushtë edhe atë të orrës nga 2 të natës deri më 7 të mëngjesit në sasinë e përgjithshme prej 1750 MWh. Çmimi me të cilin janë shitur këto teprica të energjisë elektrike të natës është 254.7/MWh!. Për të njëjtën periudhë, çmimi i energjisë elektrike në HUPX (shkëmbim referues për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni) është 310,37 €/MWh ose çmimi është sillur nga 281 euro për MWh më 6 gushtë e deri më 414 euro për MWh më 12 gushtë. Apo nëse bëjmë një përmbjedhje tregon se qytetarët e RMV nga ESM dhe ELEM për vetëm 35 orë janë dëmtuar për rreth 6.000.000 denarë dhe në vend që tepricat t'i ofrohen ekonomisë që po lufton për të mbijetuar, paratë janë vjedhur dhe përfundon në xhepa private.”, tha Hristijan Mickovski 
 
LSDM: Mbrojmë standardin e qytetarëve dhe kompanive
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë në pushtet LSDM, e cila thekson se në krizën më të madhe ekonomike dhe energjetike pas Luftës së Dytë Botërore, Qeveria e udhëhequr nga LSDM zbaton masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe kompanive. 
 
“Me masat të cilat po i ndërmarrim rruhet stabiliteti i sektorit të energjisë, rritet maksimalisht prodhimi i energjisë elektrike dhe subvencionohet shumë çmimi i energjisë elektrike për qytetarët. Familjet paguajnë vetëm 20 për qind të faturave të energjisë elektrike dhe 80 për qind e çmimit subvencionohet nga shteti, gjë që është çelësi për të mbështetur standardin e qytetarëve në një krizë të tillë. Në kohën e VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, kur nuk kishte krizë energjetike, as çmime të larta, rryma u rrit për 100%, kurse rryma blihej me çmim 3-4 herë më të lartë se çmimi i tregut. Mickoski do të mbahet mend si drejtori më i pasuksesshëm i ELEM-it dhe këshilltar i Gruevskit për energji, i cili nuk ka kredibilitet të flasë për energjinë.”, thonë nga LSDM.        
 
Edhe deputeti i ASH Elmi Aziri akuzon se Qeveria gënjen me çmimin e energjise elektrike. Sipas Hazirit, Qeveria po i servonë opinionit të gjerë informatë se gjoja konsumatorët familjar paguajnë vetëm 20% të çmimit aktual të energjisë!
 
“Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjar nga 01.07.2022 është i ndarë në katër fasha apo blloqe, ku çmimi për një kËh varion nga 7,72 denarë në fashën e parë dhe 17,47 denarë në fashën e katërt. Për efekt krahasimi, rezulton që një MWh konsumatorët familjarë e paguajnë nga 125 € deri në 284 €. Në tregun e lirë, gjatë muajit gusht një MWh u tregtua me çmim mesatar prej 495 €. Pra edhe referencat me treguesit e bursave europiane nuk japin atë konstatim se konsumatorët familjar paguajnë 20% të vlerës aktuale të energjisë elektrike, pasi rezulton se paguajnë nga 25% deri në 58%.”, tha deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.
 
Sipas partive opozitare, pushteti nuk i krahason çmimet e energjisë elektrike që paguajnë konsumatorët familjarë në RMV me vendet e rajonit. Sipas tyre familjet në RMV paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike në gjithë Ballkanin Perëndimor. 
 
FITIM KRYEZIU