Maqedoni
Ballkani i Hapur, Kovaçevski: Të hiqen kufijtë midis tre shteteve
02.09.2022 16:12
Heqje të kufijve midis tre shtetev të Ballkanit të Hapur ka kërkuar në Beograd, kryeministri vendit Dimitar Kovaçevski...

Heqje të kufijve midis tre shtetev të Ballkanit të Hapur ka kërkuar në Beograd, kryeministri vendit Dimitar Kovaçevski. Sipas tij kjo do të lehtësonte komunikimin e lehtësuar midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë në të gjitha dimensionet, pasi Ballkani i Hapur është projekt i domosdoshëm rajonal por edhe drejt BE-së.
“Përfaqësues të shteteve të cilat midis veti nuk kanë kufij, vijnë dhe na financojnë projekte për avancimin e menaxhimin kufitar, andaj konsideroj se qëllimi ynë do të duhet të jetë në heqjen e plotë jo vetëm të barrierave administrative të kufijëve të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe në heqjen e kufijve dhe ndërtimin e një rajoni I cili 100% komunikon midis veti në të gjitha dimensionet.”, tha kryeministëri Dimitar Kovaçevski.
Rama: Të hapur për anëtare të reja
Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama paralajëmroi zgjerimin e inicijativës duke ftuar Turqinë, Hungarinë, Greqinë dhe Italinë që ti bashkangjiten të njëjtës. Rama cilësoi bashkëpunimin trilateral si sinjal paqe në rajon që duhej të ndiqej edhe nga Kosova, ndërsa ka përgëzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç lidhur me qëndrimin për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë –Serbi.
“Më vjen shum mirë që po vjen dita që duan të ftohen në Ballkanin e Hapur gjithmonë e më shumë vende që I përkasin atyre hapësirave ku ne kemi kaq shumë vite që presim të ftohemi. Edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur, dhe dje ia kam thënë edhe një gazetarjeve serbe që nuk do të kishte qenë nevoja të shpenzohej gjitha ajo energji dhe të humbej gjithë ajo kohë nëse edhe Kosova edhe vendet e tjera do të ishin në Ballkanin e Hapur.”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Vuçiq: Mos nënvlerësojmë Ballkanin e Hapur
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq u shpreh pozitivisht në zgjidhjen e problemeve në rajon, duke mos nënvlerësuar samitin Ballkani I Hapur karshi BE-së.
“Ne kuptojmë dallimet tona që kemi, po mendojmë ndryshe, por shohin interes të madh bashkëpunimi të shqiptarëve dhe serbëve. Ne kemi zgjidhur të gjitha problemet tona dypalëshe me Maqedoninë e Veriut, përpiqemi të zgjidhim të gjitha problemet me Malin e Zi. Kjo a nuk është e mirë? Ju me të vërtetë mendoni se ky takim sot është më pak I rëndësishëm se sa prezenca në samit e BE-së? Unë do tiu them se nuk është.”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në samit janë firmosur katër marrëveshje edhe atë: Marrëveshja e sigurisë ushqimore, Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor, Marrëvedhja për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë dhe Plani operativ në fushën e emergjencave civile.
Edhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç si i ftuar në samit e shikon inicijativën në prizmin progresiv. Ndërkaq ministri I jashtëm I Turqisë Çaushogllu shpreson që Ballkani i Hapur të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit në BE.
MERAL ISMAILI
