Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, Nikollovski: Kemi nënshkruar dorëheqjet
02.09.2022 16:34
VMRO-DPMNE mohon zërat për përçarje brenda partisë dhe koalicionit sa i takon qëndrimin...

VMRO-DPMNE mohon zërat për përçarje brenda partisë dhe koalicionit sa i takon qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese. Sipas nënkryetarit të VMRO-së, Aleksandar Nikollovski, koalicioni dhe grupi parlamentar janë unik në qëndrimin kundër ndryshimeve.
Madje, njoftoi se deputetët e koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE kanë nënshkruar në noter deklaratë për dorëheqje nëse vjen deri te votimi i kushtetutës.
“Grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së dhe koalicionit është stabile. Të gjithë deputetët e VMRO DPMNE-së dhe koaliciont nënshkruan në noter deklarata për dorëheqje potenciale nëse vjen deri te ndryshimi i kushtetutës. Këto lajme të rreme kanë për qëllim vetëm mbajtjen e qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së. para 15 ditë ne dhamë ofertë të qartë që propozimi për ndryshime kushtetuese menëjherë të lëshohet në Kuvend dhe të shohim nëse ka ose jo 80 deputetë.”, tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së.
Nikollovski u zotua se e gjithë kryesia e VMR-DPMNE-së do të dorëhiqej nëse shumica ia del të tërheq në anën e saj ndonjë nga deputetët e opozitës së kryesuar nga VMRO-DPMNE.
Një ditë më parë, zëv/kryeministri i parë, Artan Grubi, tha se kanë kontakte të përditshme me deputetë të opozitës dhe se po shohin zhvillimin e një krahu, siç tha, proevropian edhe në opozitë.
SHPËTIM NUREDINI
