Maqedoni
Kumanovë, faturat e larta vështirësojnë punën e kompanive
02.09.2022 16:56
Ngritja enorme e çmimit të energjisë elektrike tejmase ka vështirësuar punën e shumë subjekteve ekonomike...

Ngritja enorme e çmimit të energjisë elektrike tejmase ka vështirësuar punën e shumë subjekteve ekonomike dhe kompanive tën dryshme edhe në rajonin e Kumanovës.
Në ndërmarrjen publike “Pastrim dhe gjelbërim“ thonë se janë duke bërë përpjekje maksimale në kursimin e rrymës aty ku kanë mundësi, por megjithatë fatura e muajit korrik, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar është 5 fishë më e lartë, respektivisht 1 milion denarë.
“Po përballemi me krizë të vështirë energjetike, ashtu siç ishte e paralajmëruar para gjysmë viti. Tani po i ndiejmë pasojat. Çmimi i rrymës është ngritur diku për pesë herë. Fatura e fundit që na ka arritur në NP “Pastrim dhe gjelbërim“ arrin diku në 1 milion denarë. Sa për krahasim vitin e kaluar në këtë periudhë për sasi të njejtë të harxhuar të rrymës kemi paguar diku 200.000 denarë, që paraqet sfidë serioze për ndërmarrjen tonë, aq më tepër se tek do të hyjmë në stinën e dimrit dhe sezonin e ngrohjes“, deklaroi Daniell Stojçevski,drejtor i NP “ Pastrim dhe gjelbërim“.
Problem shtesë paraqet edhe ngritja e çmimeve të derivateve të naftës dhe gazit, të cilat janë energense kryesore për kryerjen e aktiviteteve të përditshme rreth bartjes së mbeturinave.
“Problem paraqet edhe bartja e mbeturinave nga shëpitë dhe rrugët deri tek deponia kryesore, pasiqë energens kryesor për këtë aktivitet janë derivatet e naftës, çmimi i të cilave në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar është dyfishuar. Njësoj është edhe gjendja me gazin natyror që shfrytëzohet si energens në aktivitetet tona është shumë fishuar . Shi për këtë arsye paradokohësh ishim të detyruar të ngrisim taksat e shërbimeve komunale, sepse në të kundërtën nuk do të mundeshim të kryejmë veprimtarinë tonë në kuadër të NP “ Pastrim dhe gjelbrim“, tha pos tjerash Daniell Stojçevski.
Në këtë ndërmarrje shpresojnë se Qeveria do të intervenojë me masa për zbutjen e situatës energjetike dhe lehtësimin e punës së Ndërmarrjeve publike, ekonomisë dhe të gjithë subjekteve juridike, të cilët përballen aktualisht me probleme serioze në veprimtaritë e tyre.
FATLUM AQIFI
