Botë
Ukrainë, ushtria ukrainase vazhdojnë luftën në Donbas
02.09.2022 17:18
Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në rajonin e Donbasit...

Përparimi i ushtrisë ukrainase në Kherson ka thelluar konfliktin dhe ka rrebeluar ushtrinë ruse e cila dominon në këtë rajon. Përveç goditjes nga ajri, forcat ruse kanë vendosur mina tokësore. Tani ushtarët dhe mjekët duhet të kalojnë në këmbë dhe me kujdes të shtuar. Mjekët e ushtrisë transportojnë një burrë të plagosur nga një minë, në një spital fushor për trajtim. Banorët janë të shqetësuar dhe të përgatitur për më të keqen.
“Ne e shohim armikun dhe armiku na sheh ne. Por armiku fshihet në vijën e pemëve atje, duke u maskuar. Ne nuk mund ta bëjmë këtë, ambulanca jonë është e ekspozuar, duhet të marrim të lënduarit dhe t'i nxjerrim jashtë.”, tha një mjek luftarak ukrainas.
“Kam frikë. Unë kam një përzgjedhje të vogël të furnizimeve mjekësore që mund të jenë të dobishme. Nëse befas, Zoti na ruajt, diçka i ndodh fëmijës tim ose dikujt tjetër, unë do t'i jap ndihmën e parë dhe do ta çoj diku për trajtim të mëtejshëm. Por për momentin, për sa kohë që kam forcë, dua të qëndroj në shtëpi”, u shpreh një banore e zonës.
Luftime të ashpra po vazhdojnë në jug të Ukrainës, përfshirë edhe granatime në qarkun Enerhodar, afër centralit të pushtuar bërthamor të Zaporizhjas. Luftimet kanë vështirësuar punën e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.
“Këtë mëngjes situata ishte shumë e vështirë, por siç thashë, pasi arrita deri këtu nuk do të ndalesha. Dhe me ekipin tim të guximshëm, Ne u futëm brenda. Kishte momente ku zjarri ishte i dukshëm. Mitraloz i rëndë, artileri, mortaja dy ose tre herë , kjo është shumë shqetësuese për të gjithë ne. Kishim mbështetje të shkëlqyer nga ekipi i sigurisë i Kombeve të Bashkuara që është këtu edhe me mua. Ne sapo kemi filluar punën.”, tha Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për kryerje të sulmeve në këtë zonë para vizitës së misionit të Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore. Zaporizhja, që ka rënë nën kontrollin rus pak ditë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës ku edhe ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë. Centrali i pushtuar i Zaporizhjas operohet nga inxhinierët ukrainas.
Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet të qëndrojë në central deri më 3 shtator. Inspektorët pritet të shikojnë dëmin fizik në ndërtesë, njofton operatori shtetëror i energjisë në Ukrainë, Enerhoatom.
Si pasojë e Luftës në Ukrainë është edhe rritja e çmimit të ergjisë dhe të gjitha produkteve të tjera bazë, u tha gjatë takimit në Ukrainë mes delegacionit të ALDE-së i kryesuar nga lideri dhe eurodeputeti Ilhan Quchuk, me nënkryetarin e parë të “Verkhovna Rada” të Ukrainës, Aleksandrin Kornienko si dhe përfaqësues të Partisë Liberal Demokratike të Maqedonisë së Veriut.
“Nga ky agresion nuk preket vetëm Ukraina, por e gjithë Evropa, përfshirë edhe vendin tonë, kur ju merrni fatura më të larta të energjisë elektrike ose pyesni veten pse çmimi i bukës, vajit dhe produkteve bazë është më i shtrenjtë, pra pse përqindja e inflacionit është kaq i lartë dhe na pret një krizë e fortë energjetike.”, tha Monika Zajkova, nënkryetare e LDP-së.
Të gjithë duhet ta dënojnë agresionin rus në Ukrainë theksojnë liberalët evropjan.
FARIJE DAUTI BAKIU
