Maqedoni

Kovid 19, 5 të vdekur 185 të infektuar

02.09.2022 17:40

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar 185 raste të reja pozitive me Covid...

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar 185 raste të reja pozitive me Covid nga 892 teste të kryera.
 
Ndërkohë Brenda 24 orësh janë shëruar 307 pacientë derisa është regjistruar një i vdekur.
 
Edhe katër të vdekur janë regjistruar nga Termini im në periudhën prej 3 deri më 28 gusht. 
 
Raste aktive aktualisht në vend ka 1459 prej të cilëve 701 janë në Shkup.