Botë

Argjentinë, tentim atentati ndaj zëvendëspresidentes

02.09.2022 18:02

Zëvendëspresidentja e Argjentinës i ka shpëtuar një atentati pasi arma e një personi...

Zëvendëspresidentja e Argjentinës i ka shpëtuar një atentati pasi arma e një personi u bllokua teksa e drejtoi atë në fytyrën e zëvendës presidentes.
 
Pamjet tregojnë momentin kur Cristina Fernández de Kirchner – e rrethuar nga një turmë mbështetësish – e gjeti veten ballë për ballë me armën e mbushur.  Policia tha se personi i armatosur, të cilin mediat lokale e identifikuan si një brazilian 35-vjeçar, është arrestuar. Fernández de Kirchner ishte presidente e Argjentinës nga viti 2007 deri në 2015.
 
Presidenti Alberto Fernández zbuloi se arma ishte e mbushur me pesë plumba, por nuk arriti të qëllonte pasi arma nuk shkrepi. Kreu i shtetit e përshkroi këtë si njërin prej incidenteve më serioze në vend që prej rikthimit të demokracisë në 1983-shin.
 
“Ne mund të mos pajtohemi, mund të kemi mosmarrëveshje të thella, por gjuha e urrejtjes nuk mund të ndodhë sepse ajo ushqen dhunë dhe nuk ka asnjë shans që dhuna të bashkëjetojë me demokracinë”, u shpreh ai teksa e shpalli të premten festë kombëtare për t’i dhënë kohë argjentinasve të “shprehen në mbrojtje të jetës, demokracisë dhe solidaritet me zv/presidenten e tyre”.
 
Fernández de Kirchner është përfshirë në një gjyq korrupsioni dhe në ato momente, ishte duke u kthyer nga gjykata. Ajo i mohon akuzat.