Maqedoni
Aksident në Tetovë, goditet me veturë një 24-vjeçar
02.09.2022 18:24
A.M. (60) me veturë “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës ka goditur një kalimtar me karrocë elektrike...

A.M. (60) me veturë “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës ka goditur një kalimtar me karrocë elektrike të drejtuar nga 24-vjeçari G.M. nga Tetova.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në bl. “Ilindenska” në Tetovë, dhe në aksident, sipas MPB-së, lëndime ka pësuar G.M., të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa ekipi inspektues nga SPB Tetovë ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.
