Kursimi i energjisë elektrike, Dimitrov: Energjia diellore, zgjidhja më e mirë

03.09.2022 14:21

Prej qytetarëve nuk mund të pritet të kursejnë akoma....

Prej qytetarëve nuk mund të pritet të kursejnë akoma më shumë energjinë elektrike sa që kanë kursyer deri tani. Kontribut më i madh i kursimit të rrymës mund të pritet prej konsumatorëve të bllokut të tretë dhe të katërt të cilët si shfrytëzues më të mëdhenj të rrymës, do të racionalizojnë përdorimn e rrymës.

Kështu vlerëson profesori universitar, Konstatin Dimitrov, sipas të cilit, masat e kursimit të cilët tashmë u rekomandohen të gjithëve, e në veçanti institucioneve shtetërore do të mund të japin rezultate pozitive, vlerëson Dimitrov.

Masat e kursimit  janë masa shumë pozitive, mirëpo ato nuk do të ndihmojnë komunat që ti shlyejnë faturat e energjisë elektrike nëpër komuna, shkolla  dhe ndriçimit publik. Vlersojë se çmimet e energjisë elektrike janë rritur teper shumë, shteti nuk arriti të sigurojë prodhim vetanak të energjisë elektrike prej kapaciteteve të RMV-së dhe tani  duhet të blejmë rrymë në tregun e lirë e cila është për 7 ose 8 herë më  shtrenjtë” – tha Profesori universitar, Konstantin Dimitrov.  

Shfrytëzimi i energjisë djellore është një nga zgjidhjet më të mira për të dalë nga kriza energjetike. Andaj Dimitrov është i mendimit se duhet thjeshtësuar procedura për vendosjen e paneleve fotovoltaike.

“Thelbi i vendosjes së paneleve fotovoltaike është që çdo konsumator të mund të vendos aq panele sa elektrodistribuimi ka dhënë pajtushmëri për kyçje në rrjetin energjetk. Që do të thotë se nëse konsumatori ka të drejtë të tërheq maksimm 20 megavat orë , ai konsumator  të ketë të drejtë të vendos panele fotovoltaike deri më 20 kilovat orë . Kuptohet ndoshta ai asnjëherë nuk do të mund ti prodhojë këto sasi të energjisë elektrike, mirëpo rrjeti i cili veçmë është i dimenzionuar duhet tia mundësojë këtë” – deklaroi Dimitrov.

Prej 1 shtatori Qeveria shpalli gjendje krize në sektorin energjetik, ku rekomandohen qytetarët, kompanitë dhe drejtuesit e të gjitha institucioneve të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që është e mundur. (Rexhep Qamili, TVM2)