Partitë politike përplasen për krizën energjetike

03.09.2022 16:10

50 milionë euro të reja për prodhimin e energjisë elektrike....

50 milionë euro të reja për prodhimin e energjisë elektrike, mbetet si masë për subvencionimin 80% të faturave për qytetarët e cila do të mbrojë standardin e qytetarëve dhe kompanive në kushte krize, thonë nga LSDM.

“Qeveria, respektivsht shteti siguron subvencionimin e e 80 % të çmimit të faturës së energjisë elektrike për qytetarët. Kjo është masë dhe hap konkret me të cilën qytetarëve u mundësohet të paguajnë vetëm 20 % të çmimit të rrymës. Në këto momente, të gjith qytetarët, mirëpo edhe 72 konsumatorë të vegjël fitojnë 80 % fatura të subvencionuara të rrymës” – tha Deputetja e LSDM-së, Daniella Nikollova.

Por kështu nuk mendon VMRO-DPMNE opozitare, e cila vlerëson se asnjë masë nuk është e mjaftueshme për ti zbutur pasojat e krizës energjetike, të cilët  nga dita në ditë ato shtohen mbi kurizin e qytetarëve. 

Në ndërkohë VMRO-DPMNE pranoi ftesën e ministrit të financave për të diskuatar rreth konceptit të ri tatimor, i cili do të duhet të sigurojë më shumë të ardhura në arkën e shtetit dhe e cila do të ndihmojë vendin për të kaluar më lehtë krizën ekonomike dhe energjetike.

“Ndryshimet e modelit aktual tatimore mund ti stimulojë disa sektor, mirëpo mund të shkaktojë edhe të ardhura më të ulëta dhe investime të pakta, të sjellin bazë e redukuar tatimore dhe efekte negative ndaj ekonominë e vendit. Koncepti i propozuar tatimor nuk do siguroj drejtësi dhe ndershmëri më të madhe  tatimore dhe nuk do të ulë ekonmin e zezë” – deklaroi Maja Kadievska Vojnoviq nga VMRO-DPMNE.

Debati publik i konceptit, i reformës së politikës tatimore ka filluar këtë muaj, ndërsa i njëjti bazohet në pesë prioritete të definuara në Strategjinë e Reformës së Sistemit Tatimor (2021-2025) dhe ato janë: drejtësi më e madhe në tatimim; efikasitet dhe efektivitet më i madh në sistemin tatimor për arkëtim më të mirë të të hyrave, rritje e transparencës tatimore, cilësi më e mirë e shërbimeve dhe afirmim i politikave tatimore ekologjike.(Rexhep Qamili, TVM2)