Dibër përurohet libri,”Komiteti epruer i NDSH-së në Dibër dhe Osman Cami”

03.09.2022 17:17

Në Dibër në prani të dashamirësve të fjalës së shkruar....

Në Dibër në prani të dashamirësve të fjalës së shkruar u përurua libri “Komiteti epruer i NDSH-së në Dibër dhe Osman Cami”.

Kryetarja e shoqatës së Historianëve  të Dibrës, Qëndresa Muça  gjatë fjalës së hapjes së këtij eventi,  tha se figura e Osman Camit dhe atdhedashurija e tij shihet qartë në këtë libër, ai ishte shtylla kryesore e NDSH-së në Dibër si anëtar i komitetit qëndror.

Profesori i historisë në Universitetin e Tetovës, Fehari Ramadani  tha se monografia e shkuar nga Studiuesi, Qerim Lita, është rezultat i një pune disavjeçare për orgaizatën  politike Nacional Demokrate Shqiptare në Përgjithësi dhe komitetit epruer të saj në Dibër, dhe Osman Camin në veçanti.

Autori i librit, Studiuesi Qerim Lita tha se në këtë libër kryesisht shkruhet për NDSH-në dhe Mane Camin.

Në emër të familjes Cami në fund të pranishmit i përshëndeti edhe djali i Osman Camit, FanolCami.  (Atli Dema, TVM2)