Ndërmarrjet ngarkojnë administratën publike, Aliti: Nuk mund të ndërhymë te pushteti lokal
Reforma për zvogëlimin e numrit të administratorëve publikë....

Reforma për zvogëlimin e numrit të administratorëve publikë, edhe pse ishte paralajmëruar me pompozitet , nuk do të realizohet. Kështu thekson për TVM 2 Ministri i Shoqërisë informatike, Admirim Aliti.
Ai potencon se stërngarkimi i administratës vjen nga ndërmarrjet publike që operojnë në kuadër të komunave.
Sipas tij me ligjet në fuqi vetëm komunat mund të bëjnë zvogëlimin e admistratorëve për të cilët nuk kanë nevojë.
“Sipas analizave tona janë më shumë në ndërrmarrjet publike në komuna, p.sh ndërrmarrjet për pastrim, ndërmarrjet për parking, megjithatë janë nën ingerencat e komunave, janë këto ndërrmarje, kurse administrata publike qendrore ka 12 mijë punëtorë në Ministri që janë nën ingerencat e Qeverisë, gjegjësisht numri është i vogël apo 10 përqind i totalit të administrates publike në shtet” – tha Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti.
Edhe transferimi i administratorëve në sektorin privat sipas Alitit është ndërprerë, për shkak të pensionimit të administratorëve aktual.
“Ajo ka qenë një ide e ministrave paraprak, ne nuk kemi një proekt aktiv të tillë, sepse analizat tona thonë se në administratën qendrore kemi numër të madh të punëtorëve që dalin në pension, prandaj nuk kemi nevojë që prej administratws qendrore të dërgojmë njerëz në kompani private dhe industri” – u shpreh Aliti.
Sipas Alitit për të motivuar administratorët që në kuadër të ministrive kryejnë punë shtesë jashtë obligimeve, në fuqi është ligji për shpërblime prej 30 përqind në rrogë, dhe për këtë aktualisht vendos kabineti apo sekretari shtetëror në kuadër të çdo Ministrie. (Flutura Latifi, TVM2)
