"Libri i bardhë" i Këshillit të investitorëve të huaj
20.01.2015 10:08
Botimi i parë i "Librit të bardhë" i Këshillit të investitorëve të huaj në kuadër të Odës ekonomike të Maqedonisë do të promovohet sot në Shkup....

"Libri i bardhë" është mundësi e mirë që të shihet se si kompanitë me kapital të huaj në vend e perceptojnë klimën e biznesit në vend, me çfarë sfidash ballafaqohen gjatë udhëheqjes së biznesit dhe cilat janë rekomandimet e tyre për veprim me qëllim të afrimit me praktikat dhe parimet më të mira botërore të punës në vendet nga vijnë vet ato", kumton Këshilli i investitorëve të huaj.
Në promovimin e "Librit të bardhë" është paralajmëruar prania e anëtarëve të Këshillit, të Qeverisë dhe të përfaqësuesve të ambasadave të huaja në vend.