Nisma “Ballkani i Hapur”, Azevski: Të na bashkangjiten dhe 3 shtetet e tjera

04.09.2022 15:16

Nisma “Ballkani i Hapur”...

Nisma “Ballkani i Hapur”,  është një mundësi e mirë për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor, jo vetëm që t’i  tejkalojnë dallimet e shumta  politike, por është para së gjithash një mundësi e mirë që të rritet në masë të madhe edhe shkëmbimi tregtar, thotë  kryetari i Odës Ekonomike Branko Azevski, në një intervistë për TVM.

“Është një platformë e cila mund të zgjidhë të gjitha çështjet e 6 shteteve të Ballkanit Perendimor, por para se gjithash këtu duhet t’i jepet përparësi sferës së biznesit e posacërisht,  me qarkullimin e sa më të shpejtë të mallrave, produkteve por edhe të njerëzve.  Kjo do të jetë shumë e rëndësishme për Ballkanin  Perendimor. Një gjë të tillë  për momentin nuk e kemi, por duhet ta arrijmë, për shkak se në këtë mënyrë ne do të krijojmë konkurencë më të madhe, që është shumë e nevojshme për t’i motivuar bizneset në të gjitha 6 vendet. Ballkani Perendimor rrethohet me shumë probleme, por ne duhet ta shohim oborrin tonë, dhe unë mendoj se kjo iniciativë ofron mundësi,  së paku në disa pika, që të bëjmë një hap përpara.  Nëse po e bëmë këtë hap tani me Serbinë dhe Shqipërinë, ky hap do të jetë i pranishëm edhe për tre vendet tjera të cilat mendoj se do të na bashkohen” – tha Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azevski.

Azevski po ashtu potencoi se nëse tre vende themeluese të iniciativës  “Ballkani i Hapur”,  tregojnë shembuj të mirë të funksionimit, kjo do të jetë në një mënyrë tërheqjeje në iniciativë edhe e tre vendeve të tjera.

Por këkron që  memorandumet e shumta të nënshkruara nga tre vendet aktuale, të futen në funksion dhe jo të mbeten vetëm në  letër.

“Nëse ne nuk arrijmë që të bëjmë asnjë punë të mirë në këtë faze dhe nuk do të funksionojnë të gjitha këto memorandume të shkruara, atëherë tre vendet e tjera nuk do të na bashkohen. Prandaj përgjegjësia e elitës politike në këto tre vende, por edhe e Odave Ekonomike, duhet dhe mund të jetë që të mundësohet qarkullimi i pa ndërprerë dhe i shpejtë i mallrave, produkteve, njerzve dhe kapitalit. Ne duhet të fokusohemi në dy apo tre pika dhe t’i realizojmë, e pastaj sektori i biznesit të bëjë presion tek tre vendet e  tjera që të na bashkohen në këtë iniciativë, sepse kyçja edhe e tyre, do ra rrisë tregun dhe konkurencën” – deklaroi Azevski.    

Azevski potencon se tregu ballkanik,  është shumë i gjërë dhe aktraktiv  edhe për kompanitë e huaja. Sipas tij një funksionim i tillë i tregut gjithëpërfshirës, do të rriste në masë të madhe vendet e reja të punës dhe  do të tërhiqte  investimet e huaja duke rritur kështu edhe cilësinë edhe konkurencën. (Fitim Kryeziu, TVM2)