Xhaferi: VMRO-DPMNE mund ta bllokoj, por Kuvendi do të punojë pa pengesa
Kryeparlamentari Talat Xhaferi....

Kryeparlamentari Talat Xhaferi thotë se nuk mund të ketë bllokim total të punës së Kuvendit nga ana e opozitës maqedonase. Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, Xhaferi sqaron, se VMRO-DPMNE mund t’i bllokojë vetëm Komisionet që i udhëheqë, por jo edhe tërë Kuvendin.
Kuvendi do të vazhdojë të punojë pa pengesa lidhur me ato pika për të cilat ka parakushte, sipas rregullores të punohet.
“Kuvendi funskionon dhe do të vazhdojë të funksionojë edhe mëtej. Në çdo rast, pas vendimit për bllokim, është e drejta e opozitës ta përdorë atë si instrument në Parlament, është në domenin e diskutimeve që zhvillohen si në trupat punues ashtu edhe në seancë plenare. Nuk mund të ketë bllokadë të plotë të Kuvendit, sepse mund të mos i shqyrtojnë pikat që janë në komisionet që ata i drejtojnë, por komisionet e tjera që do t’i shqyrtojnë pikat sigurisht që ka kushte për t’u shqyrtuar në seancat plenare, ndërsa seanca plenare sipas Rregullores është planifikuar dhe ka një kohë të fillimit dhe përfundimit të diskutimit, në mënyrë që Kuvendi të vazhdojë të punojë pa probleme edhe në lidhje me ato pika për të cilat ka parakushte, sipas Rregullores së Punës të punohet” – tha Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi.
Ndryshimet kushtetuese, vlerëson më tej Xhaferi, nuk janë obligime vetëm të shumicës, apo të Kuvendit, por janë obligime e të gjithëve pasi që shteti tashmë i ka marr si obligim në rrugën e negociatave të plota për anëtarësim në BE.
“Pra nevoja për ndryshime kushtetuese nuk është për shkak të nevojës së shumicës ose nuk e di kujt, por nevoja e shtetit për të qenë në gjendje të ndjekë rrugën, e cila në fakt ishte vendosur tre dekada më parë për të ndjekur të gjitha sfidat që ka shteti në atë rrugë. Dhe në këtë kontekst, mendoj se të gjithë duhet të reflektojnë në interes të shtetit dhe qytetarëve, jo në interes të partive politike dhe në aspektin e politikës ditore, një luftë për pushtet të zhveshur për të ndryshuar qeverinë, por në në çdo rast se cila qeveri të vijë do të duhet ta kalojë atë rrugë” – deklaroi Xhaferi.
Xhaferi nuk tregon nëse deri në këto momente ka nuhatur sinjale pozitive që ndonjëri prej deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të mund të votojë ndryshimet kushtetuese me të cilën bullgaret do të futen në preambulen e kushtetuese të RMV-së. Për këtë çështje Xhaferi u apelon faktoreve politik, që të reflektojnë pozitivisht dhe veprojnë në interes të qytetarëve dhe të shtetit.
Xhaferi tha se nuk do të shmanget as procedura e referendumit për ndryshimet kushtetuese nëse ajo dorëzohet në Kuvend nga opozita. (Rexhep Qamili, TVM2)
