Investimet në mbrojtje, Petrovska: Pjesë e planifikimit strategjik afatgjatë
Për momentin nuk ka kërcënim konkret....

Për momentin nuk ka kërcënim konkretpër sulm ndaj vendit tonë, por investimet në mbrojtje janë pjesë e rishikimit strategjik të mbrojtjes dhe pjesë e të gjithë planifikimit afatgjatë, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, lidhur me paralajmërimin për blerjen e sistemit modern të mbrojtjes ajrore nga Franca. Petrovska tha se ndërrimi i sistemit kundërajror që e kemi është një nga obligimet dhe është një projekt që ka filluar para disa vitesh.
“Bëhet fjalë për finalizimin e kontratës, e cila prej disa vitesh vijon procedurën e negociatave me prodhues të ndryshëm, ekzaminimin e pajisjeve të ofruara nga një ekip ekspertësh nga Ushtria dhe atë që u prezantua të premten para Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë, është praktikisht dokumenti përfundimtar. Implikimet e përgjithshme financiare të kësaj kontrate janë 66 milionë euro, pagesa do të bëhet për një periudhë katërvjeçare. Investimi në mbrojtje duhet të monitorohet në vazhdimësi, sepse në këtë mënyrë e kryejmë funksionin themelor të Ministrisë dhe Armatës, që është mbrojtja e interesave kombëtare dhe shtetërore” – tha Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
Petrovska potencon se sfidat e sigurisë janë një ndër temat që do të diskutohen nga rreth 300 delegatë në konferencën e ardhshme të Natos që do të mbahet në vend
“Në kuadër të komunikimeve tona, vërejmë se komunikimi po përdoret si armë jo vetëm në Ukrainë, por edhe në vendet tona anëtare duke përdorur informacione të rreme dhe dezinformata që shpërndahen në territorin tonë” – deklaroi Drejtori i Komunikimeve në Komandën e Operacioneve Aleate të NATO-s, Xhej Xhanzen.
Në konferencë do të diskutohet edhe për aktivitetet informative gjatë pushtimit rus në Ukrainë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
