Kriza energjetike, VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza të ndërsjella
Edhe këtë fundjavë nuk kanë munguar përplasjet....

Edhe këtë fundjavë nuk kanë munguar përplasjet dhe akuzat mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për krizën energjetike. Që të dy partitë akuzojnë njëra-tjetrën se në kohën e qeverisjes së tyre është siguruar rrymë më shtrenjtë dhe se kush po punon kundërligjëshëm dhe fiton shuma të majme parash me shitjen e tepricës energjetike në kurriz të qytetarëve dhe shtetin.
“Maqedonia, qytetarët, dhe ELEM për vetëm 25 orë janë dëmtuar për rreth 10 milion euro dhe në vend që tepricat e energjisë elektrike ti ofrohet ekonomisë e cila paguan rrymën sipas HUPEX dhe po tenton të mbijetojë ekonomikisht, parat po vidhen dhe po përfundojnë në xhepa private. Të rreme dhe të pavërteta janë deklaratat e LSDM-së se ata po sigurojë prodhimtari më të madhe të energjisë elektrike, ndërsa gënjeshtra akoma më e madhe është se LSDM ndihmon me subvencionimin e faturave të energjisë për qytetarët” – tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
“Në kohën e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka mbajtur pozita udhëheqëse në sektorin energjetik për 12 vjet si drejtor i ELEM-it dhe si këshilltar për energji në qeverinë e kriminelit të arratisur Gruevski. Mickoski si drejtor i ELEM-it e ka blerë energjinë elektrike me çmim 3-4 herë më të lartë se çmimi i tregut. Gjatë kohës së tij çmimi i energjisë elektrike është rritur për 100% dhe e gjithë kjo ka ndodhur në kohë kur nuk ka pasur asjnë llojë krize”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
EMV: Shitja e tepricës së rrymës është transparente
Drejtuesit e Elektranave të RMV-së ndërkohë mohojnë se po bëhet shitje ilegale e tepricës së rrymës elektrike. Thonë se shitja e tepricës së energjisë elektrike realizohet ne procedur transaprente dhe ligjore, ku të gjitha subjektet e interesuar mund të tregëtojnë me rrymën gjatë orëve të natës.
“Shitja e tepricës së energjisë elektrike realizohet përmes EMV-së shitjes,duell ose platformës tonë . Aty mund të na blejnë ose të na shesin energji elektrike të gjithë subjektet jurdike në vend, pra nuk ka kufizime dhe nuk ka limite. Kështu që për tepricën e energjisë elektrike gjatë natës ne shpallim procedur publike dhe transparente për shitje, ku i bëjmë publike ditët dhe orën, pra prej orës 2 të natës deri 7 të mëngjesit.” – u shpreh Drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski.
Masa e subvencionimit për prodhimin e energjisë elektrike venodore me 50 milion euro dhe subvencionimin e 80 % të faturave të energjisë të qytetarëve poashtu pritetn të japin rezultate pozitive dhe të mbrojnë standardin e qytetrëve dhe të kompanive në kushte krize, thonë nga LSDM. (Rexhep Qamili, TVM2)
