Mbi 1.000 qytetarë javën e kaluar kanë kërkuar këshillë mjekësore në "Alo doktor"

20.01.2015 10:11

Gjithsejë 1.115 qytetarë javën e kaluar janë paraqitur në numrin e telefonit të "Alo doktor" që të kërkojnë këshilla mjekësore...

Paraqitjet zakonisht kanë qenë për simptoma respiratore, kollë, ftohje, temperaturë të rritur trupore dhe dhimbje.

Qytetarëve, të cilët janë paraqitur u janë dhënë këshilla përkatëse mjekësore, ndërsa tre personave për shkak të gjendjes shëndetësore janë dërguar në Shërbimin për ndihmë mjekësore emergjente.

Në hapjen e linjës telefonike 02/15-123 deri më tani ndihmë mjekësore kanë kërkuar 18.138 qytetarë. Në Koll qendrën prej orës 18 deri në orën 22 punojnë 22 mjekë të institucioneve shëndetësore.

Sot në Koll qendër kujdestare është doktor Biljana Ilievska Popovska, drejtoreshë e Institutit për TBC, ndërsa nesër doktor Tanja Spirovska, drejtoreshë e Klinikës për anestezion, rianimacion dhe trajtim intensiv. Pasnesër këshilla mjekësore do të japë prof.dr. Antoni Novotni nga Klinika për psikiatri, ndërsa më 23 janar doktor Irena Kafexhiska e Klinikës për reumatologji.

Të shtunën kujdestare është doktor Maria Haxhi Lega, drejtoreshë e Klinikës për gjinekologji dhe akusheri, ndërsa të dielën doktor Iliaz Ismaili i Klinikës për sëmundje të syve.