Botë

Kosovë: Ana Bërnabiç viziton komunat e veriut

05.09.2022 12:51

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç viziton sot Kosovën, ku do të qëndrojë në veri të vendit...

Lejen për vizitën e saj e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. 
 
Sipas njoftimit që e ka bërë e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Bërnabiç do të realizojë një vizitë njëditore në komunat veriore të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç.
 
Sipas këtij njoftimi, në vizitë do të jetë edhe Petar Petkoviç, drejtor i kësaj zyre.Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se vizita e Bërnabiçit ishte lajmëruar të enjten, 72 orë para vizitës “sipas marrëveshjes për vizita zyrtare”.