Maqedoni
Kovaçevski në Bullgari, në fokus kriza enegjetike
05.09.2022 13:13
Një delegacioni i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të qëndrojë në vizitë pune njëditore në Sofje lidhur me krizën energjetike.
Vizita e punës së Kovaçevskit dhe delegacionit nga departamentet e ekonomisë dhe energjetikës, është për t’u ballafaquar me pasojat e krizës botërore energjetike.

Kovaçevski në Sofje shkon nga Beogradi, ku udhëhoqi delegacionin qeveritar në Panairin e Parë Ndërkombëtar të Verës në kuadër të Samiti të iniciativës Ballkani i Hapur, ku ishte paralajmëruar bashkëpunim me qëllim të sigurimit të sasive të mjaftueshme të rrymës për biznesin dhe qytetarët e rajonit.Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Nikollaj Millkov në intervistë për BNR vlerësoi se marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë shumë dimensione.
“Pritet që të diskutohet për një gamë të gjerë çështjesh dhe të ndërmerren hapa të dukshëm për zgjidhjen e të gjitha çështjeve. Çështjet do të shqyrtohen në varësi të tyre reciproke”, tha Milkov dhe shtoi se kur të vijë një kryeministër nga një shtet fqinj, duhet të shtrohen të gjitha pyetjet që do të ishin me interes për të dyja vendet.