Bërnabiç për vizitë në veriun e Kosovës, Bislimi viziton Luginën e Preshevës
Kryeministrja e Serbisë, Ana Branbiç, po qëdron për vizitë në komunat me shumicë serbe në Veriun e Kosovës...

Kryeministrja e Serbisë, Ana Branbiç, po qëdron për vizitë në komunat me shumicë serbe në Veriun e Kosovës. Ajo nga Mitrovica e Veriut dekalroi se Serbia dhe populli i serb e duan paqen, ndërsa apralajmëroi se Serbia do të insitojë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumiëc serbe, në siç tha ajo Kosovë dhe Metohi.
“Intersi i Republikës së Serbisë, popullit serb është paqa, është stabilieti. Ne në disa vitet e kaluara në Kosovë dhe Metohi kemi investuar më shum se në 40 vitet e fundit. Tema e madhe e radhës në agjendën tonë dhe do ta përsëris këtë edhe në Mitrovicën e Kosovës, edhe në Leposaviç, Zveçan, si edhe në Beograd, dhe gjithkund ku dote shkoj, përfshi Brukselin, Uashingtonin, Berlinin, Parisin dhe qendrat tjera botërore Moska, Pekini, Abu Dabi, Dubai gjithkund, se tema më me rëndësi dhe më e madhe është formimi i Asociacionit të Komunave serbe”, u shpreh kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.
Brnabiç ka vizituar edhe Zveçanin dhe Leposaviçin, ndërsa veriun e Republikës së Kosovës e vizitoi me lejen e Minsitrisë së Jashtme të Kosovës.
Derisa kryemsinitreja serbe Bërnabiç qëndroi në Kosovë, Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci vizituan Luginën e Preshevës.
Ata janë pritur nga Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë ku edhe kanë mbajtur një takim. Zyrtarët nga Kosova premtuan qasje serioze për të ndihmuar në ndryshimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë. Bislimi ka thënë se qasja e Kosovës karshi shqiptarëve në Luginë, do të jetë konstruktive.
Ai ka përmendur fondin prej 2 milionë eurosh, për ndarjen e linjës buxhetore për blerjen e librave për mbi 4 mijë nxënës të shkollave fillore dhe për përfshirjen e çështjes së Luginës në agjendën e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Zyrtarët nga Kosova zhvilluan takim edhe me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare në Bujanoc e Preshevë. Ndërsa nuk kanë shprehur interesim për ta takuar kryetarin e preshevës Shqiprim Arifi.
GYLTENE SINANI
