Maqedoni

Qeveria miratoi strukturën negociuese , Mariçiq do të drejtojë ekipin negociues me BE-në

05.09.2022 15:00

Qeveria ka krijuar strukturën negociuese për anëtarësimin e vendit në BE...

Qeveria ka krijuar strukturën negociuese për anëtarësimin e vendit në BE, e që do të ketë për qëllim që këtë proces ta mbyll me sukses deri në vitin 2030. Kryeministiri Dimitar Kovaçevski beson se institucionet kanë kapacitet për negociata me BE-në dhe pret një strukturë cilësore dhe efikase që do të përballet me sfidat.

Ai bëri një apel për konsensus social për të arritur progres drejt BE-së, si dhe një thirrje për opozitën që të marrë pjesë, të mbështesë dhe të ndihmojë procesin.

“Do të punojmë me përkushtim që vendi ynë të jetë i barabartë me të gjitha vendet e tjera anëtare, për të marrë pjesë në krijimin e politikave të BE-së, sigurisht me mbrojtjen e interesave tona shtetërore. Besojn në kapacitetin e  institucioneve dhe në kapacitetin e tyre që të japin  maksimumin në këtë process. E ardhmja jonë është në BE. Për ne nuk ka alternative tjetër”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Negociator kryesor do të jetë zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq. Për konsistencë hierarkike do të ketë edhe zëvendëskryenegociator, atë funksion do ta kryejë Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili. Do të ketë edhe delegacion shtetëror për negociata, ekonomist kryesor, jurist dhe antar të antikorruspionit. Janë krijuar edhe  disa grupe pune, komisione si dhe trupa ndihmës të ndarë në disa klaster.

“Pason një periudhë dinamike për institucionet dhe administratën, por gjithashtu edhe për të gjithë pjestërt e shoqërisë ku do të të kemi adresim të shumë aspekteve  në 6 grupe, 3 fusha dhe 33 kapituj negocimi. Synimi që i kemi vënë vetes është përfundimi i negociatave deri në në vitin 2030. Para nesh është një detyrë e vështirë, e cila është e arritshme sepse kemi një qëllim dhe vizion të qartë për vendin tone”, theksoi zv/kryeministri për çështje eurpiane Bojan Mariçiq.

Mariçiq thotë se Vetëm nëse jemi të sinqertë, do të kemi zbatimin efektiv të reformave të nevojshme dhe gatishmërinë për fazën tjetër, që është hapja e klasterave dhe kapitujve.

SANIJE DURAKU