Komisioni për antikorrupsion: Iniciativë për përgjegjësi nga Taravari, do të shqyrtohet punësimi i Besmira Ejupit në MPJ
Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka propozuar iniciativë për përgjegjësi penale..

Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka propozuar iniciativë për përgjegjësi penale për Kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Tanavari dhe inspektorin e autorizuar komunal Valon Rexhepi për veprim të pandërgjegjshëm në shërbim.
Në këtë rast bëhet fjalë për mosveprim të Komunës në kohën kur një qytetarë ka ndërtuar oobjekt jasht përmasave të parapara në lejën e ndërtimit dhe ka dëmtuar fqiun e tij.
Njëherit, deri tek Këshilli i prokurorëve Antikorrupsioni do të dorëzoj kërkesë për shqyrtimin e punës së prokurorit publik, Asim Ademi, i cili sipas Komisonit për parandalimin e Korrupsionit, padinë penale nga i dëmtuari, e ka ruajtur në sirtar më shumë se 3 vite dhe nuk ka vepruar mbi të njejtën.
Ndaj Komunës ka procedurë për kundërvajtje ndërsa objekti kontestues tani më është përfunduar.
“Dhe pas disa tentimeve dhe thirrjeve në telefon na treguan se Inspektori ka dalë në teren ka konstatuar se objekti ndërtohet me leje ndërtimi por që ka dalë jasht korrnizave të lejes dhe objekti është zgjeruar më shum se sa është e paraparë dhe ka dëmtuar fqiun dhe më këtë ai ka bërë vetëm një vendim të ndërpritet ndërtimi dhe as gjë më tej nuk kanë vepruar”, u shpreh antari i komisionit për antikorrupsion Shemshi Sallai.
“Them se vinë në shprehje të gjitha mangësitë e punës së prokurorisë që e kemi thënë edhe disa herë deri më tani dhe afat e pakufizuara u lënë hapësirë për zonë konfori dhe ja çka ndodh”, theksoi kryetarja e komisionit oër antikorrupsion Biljana Ivanova.
Ndërkohë Komisioni për parandalimin e korrupsionit hedh poshtë paraqitjen nga ana e Institucionit të avokatit të shtetit për antaren Katica Nikollovska, ku pretendohet se ajo ka ngritur iniciativë për përgjegjësi ndaj Avokatit të shtetit në rastin me Besmira Ejupin me qëllim të hakmirret për një të afërm të sajë i cili në institucionin e Avokatit të shtetit nuk është avansuar për 20 vite.
“Është vërtetuar se nuk ka as një afërsi,nuk janë familjarë nuk ka as një lidhshmëri mes tyre por këtu ka vetëm një lidhje të paramenduar pasi Avokati i shtetit është njoftuar se është ngritur iniciativë kundër tij në rastin me Besmira Ejupin,vendim ky që është sjellur me të drejtë dhe jo siç mendon ai se dikush po i hakmirret”, u shpreh antari i komisionit për parandalimin e korrupsionit Nuri Bajrami.
Sa i përket punësimit të Besmira Ejupit në Ministrinë e punëve të jashtme, nga Komsioni për antikorrupsion thanë se është herët të flitet se nëse do të veprohet në këtë rast, pa u mbajtur mbledhje e kolegjiumit. Pas parasysh interesin e opinionit dhe nëse do të ketë elemente do të shqyrtohet mënyra e punësimit të sajë në MPJ.
Ndërkohë që nga 5 iniciativat e ngritura më herët për përgjegjësi për institucionet që kishin punëuar Ejupin, është shkakruar Avkati i shtetit. Prokuroria e Tetovës ka konstatuar se nuk ka elemente për ndjeje penale të Kryetarit të Komunës së Bërvenicës, ndërkohë për 3 komunat e tjera, nuk ka përgjigje.
FLORIJE BELULI
