Botë

Lufta në Ukrainë, forcat ukrainase rikthejnë dy rajone në Donjetsk

05.09.2022 15:51

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në rajonin e Donjetskut. Ushtria ukrainase po përparon...

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në rajonin e Donjetskut. Ushtria ukrainase po përparon dhe sipas autoriteteve kanë rimarr dy fshatra që u pushtuan nga Rsusia. Sulme ka patur në Kharkov, nuk raportohet për viktima por ka shumë ndërtesa të shkatërruara.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se janë drejt çlirimit të të gjitha tokave të pushtuara.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës, inteligjenca jonë, shërbimet speciale tashmë po ndërmarrin hapat e nevojshëm për këtë.Të gjithë mund të shohin se pushtuesit tashmë kanë filluar të ikin nga Krimeja. Kjo është zgjedhja e duhur për të gjithë ata”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Zelensky njoftoi se“luftëtarët e batalionit të 63-të të brigadës, çliruan një vendbanim në rajonin e Donetskut. “Brigada e 54-të në drejtimin Lysychansk-Siversk kanë shënuar suksese ndërsa “batalioni i 42-të,   çliruan dy vendbanime në jug të Ukrainës.

Luftime pranë centralit bëthamorë: Ukraina dhe Rusia, akuzojnë njëra tjetrën për sulme

Luftime janë duke u zhvilluar edhe prane centralit  bërthamorë në Zaporizhia ,më i madhi në Evropë. Palët akuzojnë njëra tjetrët për nxitjen e konfliktit.

“Si rezultat i veprimeve të forcave ruse të luftës radio-elektronike, droni ukrainas humbi kontrollin dhe u rrëzua një kilometër larg territorit të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Ukraina sulmon afër centralit duke e ditur se kjo mund të ketë pasoja fatale në të gjithë Evropën”, theksoi zëdhenësi rus i ministris së mbrijtjes Igor Konashenko.

Luftimet përreth centralit kanë shtyrë Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të dërgojë javën e kaluar një mision në central. Disa anëtarë të misionit u larguan më 3 shtator, ndërkaq aktualisht dy inspektorë gjenden ende në Zaporizhja për të monitoruar situatën, raportoi TASS duke cituar një ekspert rus që ishte prezent brenda centralit.

FARIJE DAUTI BAKIU