Kriza energjetike, Kovaçevski: Prodhuesit vendorë 25% më i lartë
Që nga fillimi i krizës energjetike....
Që nga fillimi i krizës energjetike në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, qeveria ka marrë masa antikrizë në fushën e energjisë elektrike si ulja e TVSH-së për energjinë elektrike si dhe rritja e prodhimit të energjisë elektrike në objektet shtetërore.
Kovcaçevski njoftoi se të gjithaë prodhuesit në pronësi të shtetit do të punojnë në kapacitet të plotë, kurse po bëhen bisedime edhe me Te-to që është në pronësi private që të punojë me kapacitet të shtuar.
“Për këtë vit prodhimi parashikohet të jetë 25% më i lartë se vitin e kaluar dhe këto janë kapacitetet që disponon Maqedonia e Veriut. Bëhet fjalë për REK Manastir, Oslomej, TEC Negotinë, termocentrali në kuadër të ESM dhe hidropotencialeve, hidrocentralet në dispozicion të shtetit dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë. Kjo është ajo që po bën Qeveria që të ketë furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe të sigurojë çmime që do të jenë optimale për ekonominë maqedonase”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kriza energjetike, shkëmbim akuzash mes VMRO-së dhe LSDM-së
Nga ana tjetër opozita maqedonase ka vazhduar me akuzat se qeveria nuk po menaxhon mirë me krizën energjetike. VMRO-DPMNE akuzojnë qeverinë se përderisa përderisa qytetarët paguajnë deri në 50% rrymën më të shtrenjtë, ndërsa kompanitë kanë fatura deri në 4 herë më të larta në krahasim me vitin e kaluar, SHA ELEM ua shet energjinë elektrike tregtarëve me çmim dy herë më të ulët se çmimi i burses.
“Kompania që shfaqet si blerës i energjisë elektrike nga SHA ELEM është ETMT Energy, në pronësi të ENERTEJD Albania, e Artur Mickajt, njeri I partisë së Edi Ramës. Përkatësisht, kjo kompani e blen energjinë elektrike me çmimin 337 euro për MW/h nga SHA ELEM, dhe ia shet me çmimin 525.55 euro për MW/h kompanisë shtetërore shqiptare të energjisë KESH. Diferenca në çmim, përkatësisht fitimi i kësaj kompanie vetëm nga kjo marrëveshje 6-ditore është 10.800.000 denarë. Energjia elektrike prej 337 euro për megavat orë mund t'i shitej ekonomisë vendase, e cila tani paguan më shumë se dyfishin e çmimit, ose mund të ishte shitur më shtrenjtë, jo dy herë më pak se çmimi në burse”, theksoi Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
Nga LSDM kundërpërgjgijen duke thënë se shteti shet energjinë elektrike në bazë të çmimit që ofrohet në ankand, ndërsa Mickovskin e quajnë si drejtorin më të pasuksesshëmn që ka pasur ELEM ndonjëherë.
“EMV i shet tepricat e energjisë elektrike gjatë natës në mënyrë transparente në ankand, me çmime konkurruese të diktuara nga bursa dhe mund t'i blejë cilado kompani apo institucion i interesuar. Me këto shitje EMV siguron të ardhura në buxhet për qytetarët. Qytetarët do të dëmtoheshin nëse tepricat nuk shiten, sepse në atë rast duhet të lëshohen në sistem pa kompensim”, thuhet në reagimin e LSDM-së
ERSAN PAJAZITI
