Prioritetet e kryesimit çek me BE-në, Ukraina, kriza energjetike dhe zgjerimi
Çështja e sigurisë së BE-së pas invazionit rus në Ukrainë....

Çështja e sigurisë së BE-së pas invazionit rus në Ukrainë, ballafaqimi me fluksin e refugjatëve të luftës, kriza energjetike por edhe përforecimi i marrëdhenieve me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Unionit janë prioritete kryesimit çek me Bashkimin Evropian.
Ambasadori, Jarosllav Ludva, prezantoi Programin dhe Prioritetet për punën e Presidencës Çeke me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën korrik – dhjetor të vitit 2022, para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane. Sa i përket, Maqedonisë së Veriut, Ludva tha se mbetet të përfundojnë atë që është nisur në presidencën franceze.
“Ne filluam presidencën me propozimin frances të finalizuar dhe neve na mbetet të përfundojmë detyrat e shtëpisë. Ato ishin dy javët e para të korrikut dhe ishin shumë të vështira për ne dhe për mua personalisht mirëpo më në fund u gjet zgjidhje dhe dua të komplimentoj qeverinë dhe vendin tuaj për punën e shkëlqyer.” - tha Ambasadori i Republikës Çeke, Jarosllav Ludva.
Pas fillimit të negociatave institucionet e vendit i pret një punë intensive gjatë periudhës së skriningut. Veçoi rolin e Kuvendit në këtë process.
“Tani është koha për të parë nga e ardhmja sëbashku. Ky do të jetë një skrining që kërkon mobilizim gjithëpërfshirës I institucioneve dhe shoqërisë. Kuvendi ka rol të rëndësishëm në këtë process. Bashkëpunimi i thellë mes Komisionin për Çështje Evropiane dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime do të jetë thelbësor për të patur sukses.” – tha Ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.
Qeveria e gatshme të merr përsipër përgjegjësitë që e presin, këkuan përkrahejn e Kuvendit, sidomos të opozitës.
“Para nesh është një detyrë e vështirë, por që është e realizueshme pasi kemi qëllim të qartë dhe vizion për shtetin. Për këtë vizion dhe qëllim strategjik duhet të bashkohemi të gjithë, përfshi edhe partitë opozitare pasi ky është process me interes për shtetin.” - deklaroi Zv.Kryeministri, Bojan Mariçiç
Republika Çeke e mori presidencën e BE-së nga Franca më 1 korrik, ndërsa nga 1 janari i vitit 2023 në krye të BE-së do të jetë Suedia. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
