Shoqata e mjekëve amë nis grevën, pacientët thonë se po i marrin shërbimet
Shoqata e mjekëve amë hyjnë në grevën treditore...

Shoqata e mjekëve amë hyjnë në grevën treditore, por edhe krahas paralajmërimeve për protestë të mjekëve amë dhe njoftimit se do të marrin vetëm raste urgjente, pacientët që takuam na konfirmuan se aktualisht janë duke kryer punën e tyre.
Disa prej tyre lëshojnë edhe receta dhe udhëzime.
“Mjeku e pa rezultatin, më tregoi se për çka bëhet fjalë, dhe unë dola pastaj, por dëgjova se janë në grevë, por unë nuk pata asnjë problem”.
“Unë nuk edi a kanë grevë apo jo, por ja që po punojnë” – thanë disa qytetare të intervistuara nga TVM2.
Rritja e koeficinetit të pagesës, ndryshimi i regjimit të përshkrimit të recetave, janë pjesë e kërkesave të mjekëve amë.
Sipas mjekut Shevçenko, mjekët e rinj duhet të kenë një shans për të punuar në shëndetësinë primare, përndryshe shumë shpejt do të mbesim pa kuadër mjekësor, gjë që është shqetësuese për faktin se një numër i madh i tyre dalin në pension dhe vështirë të gjendet një zëvendësues, prandaj mjekët thonë se shëndetësia primare mund të hyjë në kolaps.
“E gjithë kjo është në fazën e negociatave me Ministrinë dhe me Fondin. Kështu që kemi arritur në bisedë me fondin për këtë temë. Negociatat po ecin, mund të them që në një drejtim të favorshëm presim të shohim se çfarë do të dalë nga këto negociata që kemi me fondin” – u shpreh mjekja, Miroslava Dimeska – Shevçenko.
“Me urgjencë duhet të bëhet rritja e koeficientit të pagesës” – tha mjeksja Liljana Çollakova – Dervishova.
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, javën e kaluar tha se nuk e mbështet protestën e mjekëve amë, duke shtuar se pacientët nuk duhet të pësojnë për shkak të pakënaqësisë së mjekëve. Ai bëri thirrje që problemet të zgjidhen me negociata. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
