Kovaçevski në Bullgari, kërkon furnizim me energji elektrike

05.09.2022 19:19

Kriza energjetike dhe mundësitë e bashkëpunimit....

Kriza energjetike dhe mundësitë e bashkëpunimit për ta përballur atë kanë qenë temë edhe gjatë vizitës së sotme në Sofje të Kryemsinitrit Dimitar Kovaçevski, i cili i shoqëruar nga minsitri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ai i jashtë, Bujar Osmani, është pritur nga homologu i tij bullgar si dhe ministri i jashtëm.

Kovaçevski ka parë vullnet te pala bullgare për eksport të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut.

Meqë Bullagria është eksportues i energjisë elektrike dhe furnizuesi më i mdh me energji bazë në rajonin e Ballkanit, biseduam për marrëveshje mes dy shteteve me çka do të importonim sasi deri në 200 megavat në orë energji bazë për tërë periudhën e kuartalit të katërt të vitit.

Lidhur me aspektet teknike dhe lidhur me sasinë që do të ishin finale dhe lidhur me çmimin që poashtu është shumë me rëndësi, është formuar grup punues që do të fillojë të punojë nga e mërkura, pasi aptjetër duhet të ruhen ligjet e Bullgarisë, por edhe direktivat e BE-së, pasi Bullgaria është anëtare e BE-së, si dhe ligjet tona lidhur me furnizimin me energji elektrike, në përputhje me gjendjen e shpallur të krizës.