Maqedoni
Pendarovski, thirri KS për krizën energjetike
06.09.2022 11:39
Presidnti Stevo Pendarovski, ka thirrur mbledhje të këshillit të Sigurimit për të dikutuar rreth krizës energjetike...

Mbledhja mbahet në kabinetin e presidentit ku në rend dite do të jenë kriza energjetike dhe masat për tejkalimin e saj, ndërsa merr pjesë edhe kryemisnitri Dimitar Kovaçevski.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, janë ftuar edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
