IS-i kërkon ryshfet prej 200 milionë dollarë për dy pengjet japoneze
20.01.2015 10:29
Grupi "Shteti Islamik" kërkon ryshfet prej 200 milionë dollarëve për dy pengjet japoneze, në një video të publikuar në faqen islamike...

IS-i kërcënohet me vrasjen e pengjeve përderisa paratë nuk paguhen në afat prej 72 orëve.
Në xhirimin e publikuar gjenden dy pengjet, të cilët xhihadistët i identifikojnë si Kenxhi Goto dhe Haruna Jakova.
Xhihadisti britanik me siguri është i njëjti, i cili shfaqet në xhirim nga prerja e kokave të pengjeve të grupit të IS-it. Ai sqaron se japonezët janë rrëmbyer për shkak të mbështetjes së Tokios për operacion ushtarak të Perëndimit kundër grupit.
