Maqedoni

Zjarri në spitalin modularë, shtyhet për 14 tetor fillimi i procesit gjyqësorë

06.09.2022 12:01

Shtyehet seanca gjyqësor për djegjen e Spitalit Modularë në Tetovë pasi munguan dy të akuzuar...

Seanca për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë shtyhet për më 14 tetor, për shkak se në seancë nuk u paraqitën dy të akuzuarit Artan Etemi dhe Boban Vuçevski, ndërsa i akuzuari tjetër Florim Besimi ishte prezent. 

Ish-drejtori i përgjithshëm i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, dhe përgjegjësi për spitalin modular, Boban Vecevski, duhej të dilnin para Gjykatës Themelore në Tetovë, nën akuztën për veprat penale: “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm” dhe “mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore në kohë epidemie”.

Nëse shpallen fajtorë për këtë vepër ata mund të dënohen deri në 5 vjet burgim. Në zjarrin në spitalin modular më 8 shtator 2021, humbën jetën 14 persona. Pas hetimit disa mujor, Prokuroria Themelore Publike e Tetovës, më 27 korrik 2022, ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër tre personave fizik dhe një personi juridik.