VMRO do të nis procedurën për referendum, LSDM: Referendumi kundër BE-së do të dështojë
VMRO-DPMNE do të fillojë procedurë për nismën qytetare për grumbullimin e nënshkrimeve...

VMRO-DPMNE do të fillojë procedurë për nismën qytetare për grumbullimin e nënshkrimeve për shpalljen e një referendumi të obligueshëm.
Çështja e referendumit, siç deklaroi kreu I kësja partisë Kristijan Mickoski, ka të bëjë me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë të cilën Zaevi e dakordoi me Borisovin, si “burim dhe fillim me të gjitha problemet për Maqedoninë dhe bazën me të cilën Bullgaria i mbështeti të gjitha kërkesat dhe pozitat maksimaliste”.
“Propozojmë që pyetja e referendumit të jetë dhe si e tillë dhe sot është miratuar dhe konfirmuar nga Komiteti Ekzekutiv i partisë: A jeni për shfuqizimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, tha Mickoski pas përfundimit të seancës së Këshillit Eekzekutiv të partisë, e cila e miratoi pyetjen e referendumit. Javën e ardhshme, theksoi, do t’i grumbullojmë të paktën 100 nënshkrime kualifikuese pas çka nisma e tillë do t’i dorëzohet Kuvendit.
Por nga LSDM kanë deklaruar sot se referendumi nuk do të ketë sukses. Hristian Mickovski nuk din se çfar të bëj më tej që ta mbaj fotelen pasi I kanë dështuar të gjtiha gënjeshtrat dhe tentimet pr ta bllokuar ardhmërinë evropiane të vendit, thonë nga LSDM.
