Botë

Rusi, Putin vëzhgon stërvitjet ushtarake me Kinën

06.09.2022 13:07

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vëzhguar nga afër stërvitjet ushtarake...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vëzhguar nga afër stërvitjet ushtarake, ku po marrin pjesë edhe forcat e Kinës dhe shteteve të tjera që kanë qëndrim miqësor me Rusinë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Putin u takua të martën me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, dhe me shefin e stafit të ushtrisë, Valersy Gerasimov, në poligonin Segevski, dhe vëzhgoi nga afër fazën finale të stërvitjeve ushtarake, tha Peskov për gazetarët. Stërvitjet ushtarake, të quajtura Vostok 2022, nisën më nji shtator dhe janë paraparë që të zgjasin deri më 7 shtator.

Ato po zhvillohen në disa qendra trajnuese ushtarake në Lindjen e Largët të Rusisë dhe në bregdetin lindor. Sipas Moskës, mbi 50 mijë ushtarë dhe mbi 5 mijë njësi të pajisjeve ushtarake, përfshirë 140 avionë dhe 60 luftanije po marrin pjesë në stërvitje, në të cilën po marrin pjesë edhe Siria, India dhe Kina.