Greva e mjekëve amë, Sali: Ndryshimet s’bëhen me grevë, por me bisedime

06.09.2022 15:20

Pacientët nuk duhet të jenë viktima....

Pacientët nuk duhet të jenë viktima të disa politikave të vonuara, ka deklaruar ministri i shëndetësisë, Bekim Sali, duke komentuar grevën e mjekëve amë të filluar nga dita e hënë. Sali tha se nuk kanë arritur të bindin vetëm një pjesë të vogël të mjekëve amë, apo rreth 25 për qind  prej tyre.

“Mos ngurroni të kontrolloni, dy shoqata  nga tre shoqatat e   mëdha të mjekëve amë nuk janë pjesë e kësaj greve dhe nuk janë bashkuar në shprehjen e bojkotit të punës në të cilën viktimat, pra fundin më të trashë, e tërheqin pacientët, jo sistemi. Sepse ndryshimet në sistem bëhen përmes bisedave dhe jo përmes grevës në të cilën, për fat të keq, janë pacientët ata që vuajnë.”,- tha ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.

Sipas ministrit Sali  nuk  bëhet fjalë për protestë, por një grevë me një shprehje revolte treditore ndaj politikave të Ministrisë së Shëndetësisë. Protesta e Shoqatës së Mjekëve Privatë ka nisur të hënën dhe do të vazhdojë edhe të mërkurën.

Ata vendosën që përmes një proteste paqësore të kërkojnë rritje të pikës së kapitacionit, shëndetësi elektronike, fshirjen e shkallës dekurajuese, rritje të buxheteve për specialistët dhe laboratorët dhe për  klinikat rurale, si dhe mos mbylljen e zyrave të mjekëve  që duan të vazhdojnë punën mbi 64 vjet”.

Mjekët e përfshirë në protestë njoftuan se nuk do të lëshojnë udhëzime  dhe receta, dhe do të  pranojnë vetëm raste urgjente. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)