Mbi një ton kokainë është sekuestruar në Panama
20.01.2015 10:38
Mbi një ton kokainë është sekuestruar në Panama, kumtuan autoritetet panameze...

Dërgesa është zbuluar në ishullin Tigre në rajonin e bregdetit karibian në shtetin qendror amerikan, në afërsi të kufirit me Kolumbinë.
Kontrabandistët e drogës, të cilët kërkohen, me siguri kokainën e kanë lënë nga ndonjë vend fqinj me anije, e cila ka qenë në afërsi dhe është braktisur.
Trafikantët me drogë shpesh herë e shfrytëzojnë Panamanë për transport të drogës nga Amerika Jugore për SHBA-në dhe Evropën.
