Konferenca e 6 rajonale e EJL-së: Barazi e jo diskriminim

06.09.2022 17:03

Edhe në këto kohëra moderne të zhvillimit tekniko-teknologjik....

Edhe në këto kohëra moderne të zhvillimit tekniko-teknologjik, shihen dromca diskriminimi të paarsyeshme në relacionin njeri-njeri. Çdo shtet, po ashtu edhe vendi ynë, përballet me sfida të tilla të cilat duhet të tejkalohen.

Në kuadër të konferencës së 6 rajonale të trupave për barazi në rajonin e Eurpës juglindore, kreu i kuvendit Talat Xhaferi potencon se shpesh hasen sjellje diskriminuese.

“Domethënë, edhe në këtë kohë përparimi, mundësish, burimesh dhe zbulimesh, njerëzit dinë të jenë mizorë, të padrejtë, intolerantë, të paarsyeshëm dhe mbi të gjitha çnjerëzor ndaj qenieve të tjera njerëzore. Vetëm sepse ata janë të ndryshëm në çdo bazë.”,- tha kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.

“Ka shumë sfida, siç është mungesa e koordinimit, kapacitetet e kufizuara, resurset e kufizuara dhe vetëdija e ulët në publik, posaçërisht për grupet e pambrojtura që çojnë edhe në uljen e numrit të rasteve të diskriminimit.”,- tha ambasadori i OSBE-së në RMV, Klemens Koja.

“Në përvojën e deritanishme në realizimin e  këtyre ligjeve mund të lavdërohemi me vendime të gjykatës ku vërtetohet diskriminimi ndaj personave me aftësi të kufizuara për të realizuar të drejtën e tyre të votës.”,- tha Igor Jadrovski.

Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i themeluar me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi në vitin 2020, është shumë i rëndësishëm, si organ i pavarur që do të punojë në promovimin, mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e barazisë, të drejtave të njeriut dhe mos-diskriminimit. (Gazmend Rexhepi, TVM2)