Largimi i arsimtarëve nga Sh. F. “Kirili e Metodi”, nxënësit bojkotojnë, kërkojnë rikthimin e tyre

06.09.2022 18:43

Largimi nga puna e disa arsimtarëve nga Shkolla Fillore “Kirili e Metodi” në Tetovë....

Largimi nga puna e disa arsimtarëve nga Shkolla Fillore “Kirili e Metodi” në Tetovë ka bërë që prindërit bashkë me disa nxënës të bojkotojnë mësimin deri në rikthimin e arsimtarëve në vendin e punës.

Ata kërkojnë sqarim nga udhëheqësia e shkollës dhe komuna për largimin e tyre. Prindërit këmbëngulin se nëse nuk kthehen në punë arsimtaret, fëmijët e tyre nuk do t’i lëshojnë në shkollë.

“Nga shtatori nuk do të jetë më mësim, duhet të na thonë që ne pastaj të vendosim se ku do dhe do bënim zgjedhjen tonë. Jo tani kur janë njohur janë mishëruar me mësuesen të kthehemi nga e para. Ne s`jemi kundër arsimtares së re, por kundër partive të cilat bëjnë këto qoftë në pozitë apo opozitë.”,- tha një prind.

“Me gjithë respektin që kam për drejtoreshën, nuk është faji te drejtoresha, por është dashur të ketë një plan tjetër, sepse vet jam në arsim. Të më informojnë se në shtator Butrintit mund t’i ndërrohet mësuesja dhe jo të më traumatizohet djali nga partitë që kanë vendos ta heqin një mësuese të përkryer të na sjell një tjetër.”,-  u shpreh një prind.

Drejtoresha e Shkollës, Suzana Kaba, tha se nuk ka nxjerrë nga puna por thjesht ju ka përfunduar kontrata dhe kërkoi nga mendimet të largohen që sipas saj bëjmë traumatizim të fëmijëve, ndërsa sot fëmijët protestonin bashkë më prindërit.

“Ne me të gjithë arsimtarët nënshkruajmë kontrata pune dhe e dini këtë. Deri më 31 gusht iu ka kaluar kontrata. Sot s`mund të flas më shumë sepse i keni traumatizuar fëmijët.”,- deklaroi drejtoresha e Sh. F. “Kirili e Metodi” – Tetovë, Suzana Kaba.

Nga komuna e Tetovës thanë se arsimtarët duhet të presin konsultimin e këshillit pas të cilit do të hapet konkurs dhe të njëjtët mund të rikandidojnë. (Visar Sadiki, TVM2)