Maqedonia e Veriut nikoqire e një Konferencë të komunikuesve të NATO-s

07.09.2022 11:07

Sot në Shkup filloi konferenca e komunikatorëve të NATO-s....

Sot në Shkup filloi konferenca e komunikatorëve të NATO-s, në të cilën do të marrin pjesë rreth 300 ekspertë nga kjo fushë. Në hapje të konferencës, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se për Maqedoninë, si anëtare më e re e NATO-s, ngjarjet e tilla janë të një rëndësie të madhe "sepse ato përcaktojnë organizimin dhe veprimin tonë të mëtejshëm të brendshëm në fushën e komunikimeve strategjike".

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska tha se kjo konferencë dërgon një mesazh politik se NATO është një aleancë ushtarako-politike që ndjek sfidat e sigurisë nga të gjitha aspektet.

Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s për Diplomacinë Publike, Baiba Braze, e përshëndeti konferencën ndërsa fjalime me video mbajtën edhe komandanti i Komandës së Operacioneve Aleate, gjenerali Christopher Cavoli dhe komandanti i Komandës së Transformimit të Aleatëve, gjenerali Philippe Lavigne.