Kryengritësit shiit në Jemen e rrethuan rezidencën e kryeministrit

20.01.2015 10:50

Formacionet e armatosura shiite e rrethuan mbrëmë rezidencën e kryeministrit jemenas Halid Mahfuza Bahah në Sanë, disa orë prejse ishte sulmuar përcjellja e armatosur në të cilin ka qenë, me ç'rast nuk ishte plagosur, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë jemenase, Raxhid Badi...

"Bahah gjendet në Pallatin republikan në sheshin Tahrir në Sana, ku jeton prejse në tetor ishte emëruar për kryeministër", theksoi Badi.

Formacionet e armatosura shiite me armatim të rëndë i rrethuan të dy hyrjet e rezidencës, e cila gjendet në qendrën e Sanës.

Ai u bëri thirje për mbledhje urgjente sot të gjtiha forcave politike në Jemen me qëllim që të përpunohen udhërrëfyesi për fund të dhunës.

Formacioni  i armatosur shiit, i njohur si Huti, kishte përleshje të ashpra mbrëmë me ushtrinë në Sanë para hyrjes në fuqi të ndërprerjes së zjarrit. Në ato përleshje humbën jetën nëntë persona.

Situata në Jemen u keqësua, prejse të shtunën sulmues të panjohur e rrëmbyen shefin e kabinetit presidencial, Ahmad Avad Bin Mubarak, në përpjekje të dukshme të ndikojnë në projekt kushtetutën, përbërjen e të cilit e kontrollon pikërisht ai.