Referendumi, VMRO-DPMNE dorëzon inciativën në KSHZ

07.09.2022 15:06

VMRO - DPMNE dorëzoi në KSHZ iniciativën qytetare për referendum....

VMRO - DPMNE dorëzoi në KSHZ iniciativën qytetare për referendum me pyetjen: a jeni për ndërprerje të vlefshmërisë së ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për fqinjësi dhe bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Mickovski: Njëkohësisht të mbahen edhe zgjedhjet

Kryetari i VMRO-DPMNE-së ftoi të gjithë qytetarët për pjesëmarje në referendum të cilit do ti bashkangjiteshin zgjedhjet e parakohshme.

“Mbajtja e referendumit është një mundësi e shkëlqyer që bashkë me referendumin të organizojmë me një shpenzim edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ftoj pushtetin të dëshmojë karakter demokratik, të inkurajohet dhe të vërtetojë politikat e saj në zgjedhje të parakohshme të cilat do të ndodhin bashkë me referendumin.” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.  

Mickovski kërkoi edhe nga presidenti të respektojë referendumin dhe mos ndryshojë deklarimet e tij.

Pendarovski: Pa marrëveshjen e fqinjësisë, nuk ka bisedime

Por presidenti Pendarovski siguron se qëndrimi i tij negativ nuk është i rastit dhe është i mirë menduar.

“Akush mos të hamendet, po ripërsëris, nëse ju kontestoni apo tentoni të kontestoni marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë me referendum, s’do ketë integrim europian, s’ka as bisedime. Marrëveshjet ndërfqinjësore gjithmonë kanë qenë parakusht për integrim të çdo shteti.” – u shpreh Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

LSDM: VMRO po pengon rrugën europiane

Partia e kryeministrit Kovaçesvki, përpjekjen për referendum e quajti antieuropiane në dëm të interesave shtetërore.

“VMRO – DPMNE e kryesuar nga Hristijan Mickovski bën gjithçka që të pengojë procesin e integrimit në BE. Inicijativa për referendum, nuk është asgjë, vetëm se përpjekje e fundit të pengohet e ardhmja europiane e shtetit.” – tha Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski.

Gir: Të fokusoheni që shteti ti bashkëngjitet BE-së

Ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir rikujtoi për rëndësinë e hapjes së bisedimeve, dhe kërkoi që gjithsecili të kontribuojë që vendi të mos largohet nga rruga europiane.

“Ne po kyçemi në këtë moment të ndryshimit, dhe kërkon më shumë përpjekje të pushtetit, opozitës, sektorit civil, biznesit. Gjithsecili të fokusohet në këtë qëllim që shteti ti bashkangjitet BE –së sa më shpejtë, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e qytetarëve tuaj.” – theksoi Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir.

KSHZ periudhën që vijon, inicijativën për referendum do t’ia dorëzojë kryeparlamentarit Talat Xhaferi.  Dy komisionet kuvendore; juridiko ligjvënës dhe komisioni për sistem politik do të vlerësojnë validitetin e inicjativës që për mbajtjen e së cilës nevojiten 150 mijë nënshkrime. (Meral Ismaili, TVM2)