Maqedoni

Kuvend, debat rreth propozimeve për gjykatës kushtetues

07.09.2022 15:24

Anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime kanë shterur debatin rreth kandidatit Todor Vitlarov...

Anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime kanë shterur debatin rreth kandidatit Todor Vitlarov të zgjidhet anëtar në Gjykatën Kushtetuese, të propozuar nga opozita.
 
Nga VMRO-DPMNE të bindur se shumica ka ndarë mendjen për zgjedhjen e kandidatëve të tyre për gjykatës kushtetues, duke pretenduar se po anashkalohen të gjithë personat e aftë profesionalisht.
 
“Jemi dëshmitarë gjatë gjithë periudhës së kaluar se procedura për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues është e keqe. Nga biografitë e propozuara që na janë nominuar si nga mazhoranca ashtu edhe nga ne, kemi mundur të shohim cilësinë, kapacitetin dhe integritetin e tyre. Mund të konkludojmë se kandidatët e propozuar tashmë janë zgjedhur nga jashtë dhe vijnë në Kuvend vetëm për t'u miratuar nga shumica. Jemi dëshmitarë që përkrahje u jepet atyre që janë të dëgjueshëm partiak, por nuk u jepet mbështetje kapacitetit cilësor dhe integritetit të të vetë kandidatit.”,- tha Jadranka Pockova nga VMRO-DPMNE.
 
Votimi për kandidatin Todor Vilarov në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime do të duhet të ndodhë ditën e premte për kur është caktuar edhe seanca e radhës. 
 
Në vazhdim anëtarët komisionit do të shqyrtojnë edhe kandidaturat e Lubomir Joveskit, Savo Klimovski, Branko Sekullovskit, Vesna Jovanovskës dhe Vojisllav Dimovskit.
 
NAIM RAMADANI