Goldën Stejd deklasoi Denverin
Skuadra e Goldën Stejdit po luan shkëlqyeshëm në vatër të vetë. Uariorsat mbrëmë deklasuan Denverin me 43 pikë dallim...
Në fitoren me shifrat 122:79 të gjithë basketbollistët e Goldën Stejdit u regjistruan në mesin e koshashënuesve, ndërsa më efikas ishin Kej Tompson me 22 pikë dhe Stefon Keri me 20.
Karmelo Entoni shënoi 24 poena, të cilat I ndihmuan Nju-Jorkut për të ndërprerë serin prej 16 humbjeve radhazi. Me këtë fitore ndaj Nju Orleansit me rezultat 99:92, niksat kanë regjistruar fitoren e gjashtë ne 42 takimet e zhvilluara këtë sezon.
Mbrëmja e basketbollit amerikan kaloi edhe në shenjë të Xhejms Hardenit, I cili shënoi 45 pikë për fitoren e Hjustonit ndaj Indianës me shifrat 110-98.
Ekipi I Atlantës është lider në konferencën e Lindjes, ndërsa fitoren e 34 në 42 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon e shënoi kundër Detroidit me rezultat 93:82. Skuadrën nga Xhorxhia drejt fitores e udhëhoqën Pol Milsap dhe Majk Skot të cilët shënuan nga 20 pikë.
Në sfidat tjera u aritën këto rezultate: Memfis pësoi nga Dallasi me 95-103, Klivlendi festoi ndaj Çikagos 108:94, Milvoki u mund nga Toronto 89:92, Sharloti ngadhnjeu ndaj Minesotës 105:80, Klipersat ishin më të mirë se Bostoni me 102:93, ndërsa Uashingtoni bindshem mundi Filadelfian me rezultat 111:76. (Artan Ziberi, TVM2)