Maqedoni

Parandalimi i përhapjes së Kovid-19, pajisje të reja europiane për të luftuar virusin

07.09.2022 15:42

BE i ka dhuruar vendit pajisje që i dedikohen avancimit në qasjen te vaksinat kundër Kovid-19...

BE i ka dhuruar vendit pajisje që i dedikohen avancimit në qasjen te vaksinat kundër Kovid-19 në pikat vaksinale, informoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Ai tha se ky donacion përbëhet nga 4 makina për ngarkim me ftohje për transportin dhe dorëzimin e vaksinave dhe 35 frigoriferë ngrirës bio-mjekësor.
 
“Pajisja që sot e pranuam është siguruar nga fondet e grandit financiar që përbëhet nga 4 makina me pjesët për ngarkim me ftohje për transportin dhe dorëzimin e vaksinave që kapin vlerën më shumë se 6 milion denarë, gjithsej 35 frigoriferë ngrirës bio-mjekësor me temperaturë ultra të ulët të ftohjes me përfshirje të ndryshme të ftohjes nga –10 deri në -60 gradë celsius me vlerë të përgjithshme mbi 10 milion denarë. Në rrjedhë  e sipër është edhe procedura për pajisje shtesë e cila do të sigurohet deri në fund të vitit 2022, po ashtu përmes këtij grandi.”,- tha ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
 
Ambasadori Geer tha se pandemia COVID-19 pati një ndikim të madh në të gjithë Evropën.
 
“Bashkimi Evropian ka qenë pranë jush gjatë gjithë këtij procesi në ofrimin e më shumë se 241 milionë eurove në ndihmën mjekësore urgjente për t'u marrë me Covid-19. Nga ana mjekësore përfshihen gjithashtu shpërndarja e pajisjeve për shpëtimin e jetës, duke përfshirë 25 ventilatorë mekanikë, 35 grupe pajisjesh mjekësore dhe mbi dy milionë pjesë të mbrojtjes personale, mjekësore. BE-ja ka dorëzuar qindra mijëra vaksina dhe sot Maqedonia e Veriut po merr pajisje për transportin dhe ruajtjen e vetë vaksinave.”,- u shpreh ambasadori i Bashkimit Evropian në RMV, David Geer.
 
Aktualisht, sistemi shëndetësor ka 350 mijë vaksina, të vlefshme deri në fund të këtij viti, ndërkohë që u lëshua edhe një apel i përbashkët për qytetarët, që të imunizohen me vaksinat kundër Covid-19 për të parandaluar një valë të re të Covid-19. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI