Maqedoni
Administrata Publike, Gërkovska: Të ketë transparencë gjatë punësimeve
07.09.2022 16:54
Debati për reformën e administratës po vijon, i njëjti ofron disa zgjidhje ligjore...

Debati për reformën e administratës po vijon, i njëjti ofron disa zgjidhje ligjore e jo vetëm riorganizim të administratës publike. Kështu vlerëson zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, sipas së cilës duhet pasur llogari për mënyrën se si do të bëhet dallimi mes distriksioneve politike dhe pjesës profesionale të administratës, që duhet të funksionojë profesionalisht pa marrë parasysh se cila garniture politike është në Qeveri.
“Nëse duam të jemi shoqëri serioze, demokratike, ku qytetarët do të kenë besim te institucionet se do ti servisojnë shërbimet profesionalisht, kjo duhet të bëhet sa më shpejt, sepse skriningu do ti tregojë të gjitha dobësitë e sistemit, të cilat ne si shoqëri duhet ti korrigjojmë sa më shpejt sepse kjo nuk është përgjegjësi e vetëm një partie politike por e të gjitha qeverive në të kaluarën për mënyrën e qeverisjes që kanë bërë.”,- theksoi zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska.
Numri një i sektorit të drejtësisë Tupançevski, tha se i bën thirrje grupit punues që punon në ligjin për procedure penale ti konstatojnë gabimet gjatë zbatimin të institutit marrëveshje për fajësinë.
“Është paralajmëruar se ndoshta duhet të bëhet reduktim të sasisë së veprave penale që duhet të përfshihen përmes institutit marrëveshje për fajësinë dhe kjo do të sillte rezultate më optimale dhe keqpërdorime më të vogla.”,- theksoi ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski.
Kompetentët në sferën e gjyqësisë vlerësuan se ekzistojnë lëshime në funksionimin e procedurës për t’u dakorduar për fajësinë dhe për të marrë dënime më të ulëta.
“Është më së miri që çdo prokuror publik kur të lidh marrëveshje e cila do të verifikohet nga Gjykata që opinionit ti sqarojë se cilat janë përfitimit e drejtësisë për këtë marrëveshje dhe çka nëse ende e njëjta mbetet në procedurë gjyqësore.”,- u shpreh prokurori publik, Gabriel Bubevski.
Po ashtu u potencua se të gjitha institucionet duhet të kryejnë hetime për punësimet në Administratën Publike, pas reagimeve në opinion për punësimin e Besmira Ejupit në MPJ. Në tryezën e rrumbullakët juristët potencuan se janë të patjetërsueshme ndryshime në ligjet, proceduarat dhe në administratën publike që të vendosen standard evropiane në sferën e gjyqësisë.
FLUTURA LATIFI
