Maqedoni
Takimi Pendarovski-Çaputova, RMV pret mbështetjen e BE-së për integrimet
07.09.2022 17:12
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, ka pritur në një vizitë zyrtare presidenten e Sllovakisë...

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, ka pritur në një vizitë zyrtare presidenten e Sllovakisë, Zuzana Çaputova. Pendarovski publikisht ka shprehur falënderim të veçantë shtetit sllovak për ndihmën e vazhdueshme të cilën e ka marrë në drejtim të fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe pohoi se presin nga Sllovakia që të jetë një sugjerues i mirë edhe gjatë rrugëtimit deri sa do të zgjasin bisedimet, sepse pikërisht Sllovakia, sipas Pendarovskit, ka kaluar këtë rrugë në të cilën gjendet tani RMV.
“Këtë muaj, respektivisht më datën 15 të këtij muaji e fillojmë procesin e skriningut, i cili duhet të përfundojë diku rreth 14 muaj dhe duhet të përfundojë diku në muajin nëntor të vitit 2023. Prandaj për të gjitha këto arritje dua ta falënderoj shtetin e Sllovakisë e cila na ka dhënë përkrahje gjatë gjithë këtyre viteve deri sa ishim duke pritur për t’i nisur bisedimet e shumë merituara për anëtarësim.”,- tha presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Presidentja sllovake potencoi se përveç bisedimeve me BE-në temë e diskutimit kanë qenë edhe kriza me energjinë elektrike dhe tejkalimi i saj.
“Bashkimi Europian si bashkësi, kërkon zgjidhje optimal që të ndryshohet gjendja me energjinë elektrike, dhe me këtë problem po ballafaqohemi të gjithë, dhe në kuadër të BE-së po kërkojmë zgjidhje, dhe kjo nuk është kapitull i mbyllur. Nëse nuk do të ketë ndryshim në çmimit të energjisë elektrike, BE-ja do të alokon mjete financiare për Ballkanin Perëndimor për ndryshimet sistematike që mund të ndihmohet në ndërtimin e oneksioneve tona të përbashkëta.”,- tha presidentja e Republikës së Sllovakisë, Zuzana Çaputova.
Pendarovski përkujtoi se RMV edhe zyrtarisht pret mbështetjen e vendeve të BE-se në drejtim të zbutjes së krizës energjetike.
FITIM KRYEZIU
